EIB lançon platformën TechEU për të lehtësuar financimin e startup-eve - Business Magazine Albania

EIB lançon platformën TechEU për të lehtësuar financimin e startup-eve

EIB lançon platformën TechEU për të lehtësuar financimin e startup-eve

Banka Evropiane e Investimeve (EIB) po forcon mbështetjen për kompanitë inovative në Evropë përmes TechEU Platform, një nismë e re që synon ta bëjë më të thjeshtë aksesin në financim për startup-et dhe bizneset në rritje.

Programi TechEU ka për objektiv të mobilizojë 250 miliardë euro investime deri në vitin 2027, në fusha si cleantech, shkencat e jetës, teknologjitë digjitale dhe më shumë.

Platforma përfshin një mjet të ri online, Investment Readiness Checker, që ndihmon startup-et dhe scaleup-et të kuptojnë se si grupi EIB mund të mbështesë rritjen e tyre. Ky funksion shërben si një “one-stop shop”, duke ofruar akses në hua, kapital, garanci dhe këshillim të përshtatur sipas nevojave të sipërmarrësve. Mjeti do të prezantohet zyrtarisht më 27 gusht gjatë konferencës së inovacionit TechBBQ në Danimarkë. Kjo është vetëm faza e parë, pasi në të ardhmen pritet të shtohen edhe opsione të tjera financimi dhe partnerë të rinj.

Lexo edhe:Shqiptarët po heqin dorë nga paraja fizike? Rriten veprimet me karta bankare

Merete Clausen, Zëvendës Shefe Ekzekutive e EIF, tha: “Qëllimi ynë është të ndihmojmë startup-et dhe scaleup-et evropiane të sigurojnë fondet e nevojshme për t’u rritur dhe për të pasur sukses. TechEU Platform do ta bëjë më të lehtë gjetjen e mbështetjes financiare të duhur.”

TechEU është iniciativa më e madhe evropiane e financimit të inovacionit. Ajo synon të ndihmojë të paktën 1,000 kompani të reja teknologjike çdo vit dhe të lehtësojë sfidat e financimit për bizneset në zgjerim. Vetëm për periudhën 2025–2027, EIB do të angazhojë 70 miliardë euro në forma të ndryshme financimi, hua, kapital, garanci dhe investime të tjera.

Platforma ofron gjithashtu këshillim dhe mbështetje në çdo fazë të rritjes, duke përfshirë edhe periudhën para listimit në bursë. Prioriteti i parë është sektori i cleantech, me synimin për të tërhequr 18 miliardë euro investime dhe për të forcuar rolin e Evropës në liderizmin e energjisë së pastër. Startup-et dhe sipërmarrësit e interesuar mund të njihen me detaje të mëtejshme në panairin TechBBQ ose online përmes aplikacionit të eventit.

DA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0