Egjipti ka ftuar miliarderin Elon Musk që ta vizitojë dhe të shohë vetë nga afër se piramidat e famshme nuk janë ndërtuar nga alienët. Musk kishte mbështetur në “Twitter” teoritë e konspiracionit se alienët ishin përfshirë në përpjekjet kolosale të ndërtimit të piramidave.
Themeluesi i Tesla-s shkruante: “Sigurisht që alienët i ndërtuan piramidat”. Dhe postimi i tij u shpërnda më shumë se 84,000 herë. Por ministrja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Egjipt nuk dëshiron që alienët të marrin ndonjë meritë për piramidat. Ministrja Rania al-Mashat thotë se po t’i shohë vetë Musk varret e ndërtuesve të piramidave do të shihte provat.
Këtë përgjigje al-Mashat e dha po në “Twitter” duke shtuar se e ndjek dhe e admiron punën e Musk. Megjithatë ajo e nxit atë të hulumtojë më tej provat në lidhje me ndërtimin e strukturave të ndërtuara për faraonët e Egjiptit.
Arkeologu egjiptian, Zahi Hawass gjithashtu u përgjigj në një video të shkurtër në arabisht, duke thënë se argumenti i Musk ishte një “halucinacion i plotë”. “Kam gjetur varret e ndërtuesve të piramidave që u tregojnë të gjithëve se ndërtuesit e piramidave janë egjiptianë dhe nuk ishin skllevër”- është shprehur ai.
Musk më vonë shpërndau një shkrim të BBC-së në lidhje me jetën e ndërtuesve të piramidës, duke thënë: “Ky artikull i BBC-së ofron një përmbledhje të arsyeshme për mënyrën se si u ndërtuan”.
Ka më shumë se 100 piramida në Egjipt, por më e famshmja është Piramida e Madhe e Gizës, e cila është rreth 137 metra.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.