Efektet pozitive që sjell e qeshura - Business Magazine Albania

Efektet pozitive që sjell e qeshura

Do që të mendosh për “lumturinë” si një ndjenjë që do ta përjetosh pasi të kesh arritur qëllimet e tua, apo si një ndjesi që mund të përjetohet thjesht duke rritur nivelin e hormoneve të lumturisë nëpërmjet eksperiencave pozitive, të qenit mirënjohës/e dhe duke ndërtuar një mënyrë të menduari pozitive dhe me shpresë?

Gjendja e “gëzimit” nuk është gjë tjetër vetëm se “vërshimi” i hormoneve si serotonin, dopamina dhe oksitocina në trupin tonë. Ne mund të “injektojmë” përditë lumturi në trupin dhe trurin tonë duke u fokusuar në arritjen e qëllimeve tona, duke ushqyer dhe mbajtur gjallë marrëdhënie pozitive me njerëzit e dashur, duke përjetuar eksperienca të reja dhe që na bëjnë të lumtur, duke u marrë me sport, duke ndenjur një natyrë dhe duke shkruar apo kujtuar gjërat pozitive që na ndodhin përditë.

Ajo çfarë nuk e kemi ditur deri tani, është që ne mund t’i “prodhojmë” këto hormone nëpërmjet eksperiencave të ndryshme, që mund të mos kenë fare lidhje me qëllimet që duam të arrijmë.  Ne mund të fitojmë hormonin e oksitocinës duke dëgjuar muzikën e preferuar, mund të përjetojmë dopaminë duke kujtuar apo folur për ngjarjet e bukura që na kanë ndodhur në jetë, mund të përjetojmë serotonin duke bërë shëtitje në natyrë apo duke kaluar kohë cilësore me njerëzit që duam.

“Lumturia” apo “ndjenja e gëzimit” mund të krijohen nga situata të ndryshme pozitive por është gjithashtu shumë e rëndësishme që njëkohësisht të krijojmë një mendësi pozitive, të mendojmë që gjërat do të bëhen më mirë, që ne jemi shumë më të fortë nga sa e mendojmë, që ne mund t’i arrijmë qëllimet tona.

Truri ynë është i programuar që të mendojë mendimet negative shumë më tepër krahasuar me situatat apo ngjarjet pozitive që na ndodhin gjatë ditës apo jetës. Por teoria e Neuroplasticitetit (që ne mund të krijojmë mënyra të reja të të menduarit) na jep shpresë që ne MUND TA NDRYSHOJMË mënyrën e të menduarit dhe ta kthejmë atë në pozitive.

Ka dy lloje lumturie: Lumturia e natyrshme – lumturia që vjen kur kemi lidhje dashurie pozitive apo kur arrijmë diçka që e kemi dëshiruar shumë, dhe lumturia sintetike – lumturia që ne mund ta krijojmë nëpërmjet eksperiencave të ndryshme gjatë ditës si: mbajtja e një ditari mirënjohje, shëtitja në natyrë apo të shoqëruarit me persona që na duan dhe i duam. Lumturinë mund ta krijojmë edhe kur humbasim gjithçka dhe marrim një rrugëtim të ri, ndryshe nga ai që kishim planifikuar ku ne zbulojmë anë të reja të vetes dhe jetës, të cilat nuk i njihnim më parë.

Shumë njerëz mund të krijojnë mendimin që forma e dytë e lumturisë nuk është “reale” por në fakt truri i përjeton emocionet e lumturisë njësoj në të dyja rastet.

NBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0