Eduaktiv.al, e para platformë krahasuese dhe vlerësuese për Institucionet Arsimore

Eduaktiv.al, e para platformë krahasuese dhe vlerësuese për Institucionet Arsimore


Eduaktiv.al është platformë krahasuese dhe vlerësuese për insitucionet arsimore. E zhvilluar nën kujdesin maksimal të komunitetit, ndërton profilin e institucioneve arsimore në bazë të informacioneve publike, kudo ku janë në mënyrë që informacioni të merret më thjeshtë, të krahasohet, të vlerësohet nga komuniteti e më pas çdokush të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur!

Hartuesit thonë se, qëllimi i kësaj platforme është që të sjellë transparencë në sistemin e edukimit përmes informacioneve publike për çdo institucion arsimor, publik apo privat qoftë ai, duke i dhënë të drejtën shoqërisë ta vlerësojë informacionin bazuar në përvojën personale, duke ndihmuar kështu të tjerët në zgjedhjen e tyre.

Themelues të kësaj platforme  janë Pezana Rexha dhe Laert Beshiri.

Nuk është hera e parë që Pezana krijon diçka në të mirë të komunitetit. “Pana – Storytelling Furniture” është sipërmarrja e saj sociale, që punëson persona nga grupe të marxhinalizuara përmes ofrimit të një profesioni dhe një pagese për të bërë të mundur një jetë dinjitoze dhe respektin e duhur për ta në shoqërinë në të cilën jetojmë.

Edhe këtë herë Pezana sjell një platformë në ndihmë të komunitetit, me anë të së cilës, informon dhe ndihmon individët të zgjedhin mes institucioneve arsimore. Eduaktiv nisi me çerdhet dhe kopshtet pikërisht aty ku merren bazat e edukimit dhe krijohet personaliteti i çdo pjestari të shoqërisë.

Tashmë janë të listuara në platformë çerdhet dhe kopshtet e Tiranës dhe po punohet për ato në të gjithë Shqipërinë. Një platformë që vjen falas për të gjithë, e vetmja e këtij lloji në Ballkan, ku janë të listuar të gjithë universitetet në Shqipëri, me të gjitha informacionet e detajuara, duke pasqyruar gjithashtu programet e studimit që ofrohen në vendin tonë, programet Bachelor, Master dhe Doktoratë, secili me profilin specifik të tij. Duhet theksuar se, për herë të parë në çdo program Bachelor është integruar në mënyrë automatike, llogaritja e formulës së maturës.

Ndërkohë duke qenë se ekzistojnë shumë gjimnaze dhe shkolla 9 vjeçare në Shqipëri dhe dihet shumë pak për to, në vazhdim ky është një ndër objektivat thotë Pezana, “informacioni i detajuar për çdo shkollë pa lënë vlerësimet e prindërve mënjanë”. Eduaktiv gjithashtu ju ofron mundësinë që të bëheni një vullnetar, të ndani kohën, talentin dhe pasionin me një komunitet që po rritet çdo ditë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0