Edmond Hajrizi, një tjetër folës në konventën "Suksesi është qëllimi yt" - Business Magazine Albania

Edmond Hajrizi, një tjetër folës në konventën “Suksesi është qëllimi yt”

Prof. Dr. Edmond Hajrizi është themelues dhe rektor i Institucionit privat të arsimit të lartë UBT, me të cilën solli përvojën dhe ekspertizën e marrë nga studimet dhe puna nëpër institucionet arsimore vendore dhe ndërkombëtare. Në Universitetin e Vjenës mori gradën Dr. Shkence në menaxhim të sistemeve dhe paralelisht përfundoi studimet për Teknologji të Informacionit. Suksesi i UBT-së dhe profesionalizmi i z. Hajrizi ndikoi në rritjen e besimit si institucion. Përmes lobimit të z. Hajrizi, sot Kosova është anëtare dhe zë i fuqishqm në shumë institucione ndërkombëtare, aty ku politika nuk mundi të depërtojë asnjëherë. Falë ndikimit të madh që ka, sot, Institucioni që ai udhëheë bashkëpunon me 240 universitete të ndryshme nga e gjithë bota.

Prof. Hajrizi është njeriu që la pas mirëqenien që ia dhuroi Austria dhe u kthye në Kosovë që të njëjtën mundësi t’ua ofrojë të rinjëve në Kosovë.

Tema që do ta trajtojë: Si të kemi sukses në revolucionin e konvergjencës?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0