Editorial/ Shqipëria, ekonomia që po troket në derën e Bashkimit Europian! - Business Magazine Albania

Editorial/ Shqipëria, ekonomia që po troket në derën e Bashkimit Europian!

Nga Fatima Gorezi – Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale. 

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin. 

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet europiane nuk janë më vetëm kërkesë burokratike, por një avantazh i vërtetë konkurrues. Ligjshmëria, transparenca, të dhënat e mbrojtura dhe transformimi digjital nuk janë kosto, por investime në jetëgjatësi dhe besueshmëri.

Shqipëria është duke u ripozicionuar si një vend i mundësive, jo më thjesht për shkak të krahut të lirë të punës, por për shkak të energjisë krijuese, teknologjisë dhe kapacitetit për të ndërtuar ide të qëndrueshme në tregun europian. 

Në këtë realitet të ri, edhe përkufizimi i suksesit ndryshon. Nuk mjafton më të mbijetosh në tregun vendas. Objektivi duhet të jetë shtrirja përtej kufijve, ndërtimi i markave me ndikim dhe përgatitja për të konkurruar në një treg të madh, me rregulla strikte, por me mundësi të jashtëzakonshme.

Europa nuk është një thjesht një komunitet i tregut të përbashkët…është një mënyrë të menduari, një kulturë e ndërtuar mbi profesionalizëm, meritokraci dhe besueshmëri.

 

📥  Duke ju uruar lexim të këndshëm, ju ftojmë të abonoheni  ose të shkarkoni versionin digjital të revistës këtu   

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0