Editorial/ E ardhmja e punës është… NJERËZORE! Pse empatia dhe ndershmëria nuk dalin kurrë jashtë mode - Business Magazine Albania

Editorial/ E ardhmja e punës është… NJERËZORE! Pse empatia dhe ndershmëria nuk dalin kurrë jashtë mode

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më mirë mund të fliste për këto vlera që shqiptarët si punonjës i zotërojnë, i kanë në ADN-në e tyre sesa Diego Pisa, Ceo i Teleperformance, kompania e cila numëron mbi 3500 punonjës në vendin tonë. 3500 të rinj shqiptarë të cilët janë ‘problem solving’ dhe të talentuar, empatikë dhe me gjykim të shëndoshë, të ndershëm dhe kërkues. Teleperformance është një shembulll që tregon se potenciali ekziston, por duhet që të vlerësohet dhe menaxhohet.

Më tej Lutfi Dervishi, Nora Malaj dhe Arbër Xhihani flasin për sfidat e punësimit në Shqipëri duke e vënë theksin tek hendeku ende i dukshëm mes përgatitjes së studentëve në auditore dhe tregut të punës. Skerdi Sino, nga Native Teams, ndan perspektivën sesi e ardhmja e punës po bëhet më komplekse së kurrë mes lamtumirës zyrtare të disa profesioneve, javës 4-ditore të punës, dilemës së remote apo nga zyra etj… modelet e punës po ndryshojnë shumë më shpejt se më parë, falë zhvillimit teknologjik. 

Në këtë realitet, nuk është më e mjaftueshme të kesh një diplomë apo një certifikatë. Aftësia për t’u përshtatur, për të bashkëpunuar dhe për të menduar në mënyrë kritike bëhet jetike. Dhe këto janë pikërisht ‘aftësitë e buta’ që nuk i zëvendëson dot asgjë tjetër.

Tregu i punës i sotëm nuk mund të lexohet vetëm përmes shifrave të papunësisë apo ofertave të reja për punë. Ai është një pasqyrë e vlerave që shoqëria zgjedh të përqafojë. Nëse i japim përparësi vetëm efikasitetit dhe teknologjisë, rrezikojmë të humbasim thelbin. Por nëse vendosim të “zgjedhim njeriun”, të vlerësojmë empatinë, komunikimin, ndershmërinë dhe bashkëpunimin, atëherë jo vetëm që ndërtojmë kompani më të forta, por edhe një shoqëri më të shëndetshme.

Sepse në fund, markat, teknologjitë dhe strategjitë ndryshojnë. Ajo që mbetet është NJERIU. Dhe zgjedhja e njeriut të duhur është investimi më i mençur që mund të bëjë çdo organizatë.

 

📥  Duke ju uruar lexim të këndshëm, ju ftojmë të abonoheni  ose të shkarkoni versionin digjital të revistës këtu   

Opinion
Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull i përkasin autorit/es dhe nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë qëndrimin editorial të Business Magazine.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0