Edi Rama: Rinis puna në disa kantierë në zonat rurale

Edi Rama: Rinis puna në disa kantierë në zonat rurale


Kreu i qeverisë Edi Rama, ka deklaruar se ka rifilluar puna në disa kantierë të vendit, kryesisht në zonat rurale të vendit.

Kryeministri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se ekonomika e luftës do të vihet në lëvizje me hapa shumë të matur, me qëllimin që të garantohen edhe sa më shumë vende pune.

Kantierët që do të rihapen janë në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispolit, Borshit, Fushë-Krujës dhe Fierit.

Lexoni: OBSh-ja dhe Viber bashkojnë forcat në luftën kundër keqinformimit rreth Covid-19 me një shërbim chatbot ndërveprues shumëgjuhësh

Një ditë më parë kryeministri Rama, deklaroi se lehtësimi i masave për lëvizjen do të nisë nga java e ardhshme. Kreu i qeverisë shtoi se duhet të presim që të ulet kurba e koronës, për të vepruar më tej.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0