Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në një postim në Facebook se lëvizja e qytetarëve gjatë fundjavës do të jetë si fundjavën e shkuar, për pensionistët, prindërit me fëmijë dhe pa makina.
“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara”, shkruan Rama.
Në zonat e gjelbra, qytetarët mund të lëvizin lirisht deri në orën 21:00.
Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Të dielën të gjitha bizneset do të jenë mbyllur.
Lexoni: COVID-19, Rimbyllen plazhet evropiane për shkak të mbipopullimit
Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë. Ndërkohë sa i përket ditëve të tjera të javës në zonat e kuqe lëvizja lejohet deri në 21:00.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.