Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë tha se nga e hëna vetëm një personi nga familja do t’i lejohet dalja nga shtëpia, për të bërë furnizimet e nevojshme me ushqime dhe kjo do të bëhet duke u regjistruar në një aplikacion që do të prezantohet.
Më tej kryeministri shton se orari i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 05:00 deri në 13:00.
“Gati aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar! Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur! Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes”, shkruan kreu i qeverisë, në postimin e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto