Edhe Viberi përgjohet…kujdes! - Business Magazine Albania

Edhe Viberi përgjohet…kujdes!


Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se së fundmi ata kanë gjetur disa të meta të mëdha të sigurisë dhe mënyrën se si Viber i pranon fotografitë, doodles (postimet e shkruara me dorë), videot, apo edhe të dhënat për lokacionin e përdoruesit.

Ata gjithashtu kanë vërejtur disa probleme edhe në mënyrën se si Viber i ruan të dhënat në serverët e saj në mënyrë të pakoduar, pa mekanizëm autentifikimi për ta marrë përmbajtjen nga një klient i caktuar.

Problemi kryesor është se të dhënat në Viber janë të pakoduara, dhe lënë hapësirë për përgjim nga çdokush përmes Rogue AP, apo ndonjë haker tjetër ndërmjetësues. Prandaj, hulumtimi i ekspertëve të këtij universiteti ka bërë hulumtime të thella për tu siguruar që njerëzit të jenë të informuar, të sigurtë, dhe larg aplikacioneve që kanë të meta sa i përket sigurisë së tyre.

Për këto probleme, madje ata e kanë kontaktuar edhe Viber (para se ti publikojnë të dhënat e tyre), por këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tyre për përmirësimin e aplikacionit, kah aspekti i sigurisë.

Telefonat në të cilët është bërë testi për pasigurinë e Viber janë HTC One (Android 4.4.2), Samsung Galaxy S4 (Android 4.3), ndërsa versioni i Viber 4.3.0.712.

Trafiku mobile është marrë përmes përdorimit të Windows 7, tiparit (virtual Wifi miniport adapter). Kompjuteri ka qenë i lidhur në internet përmes Ethernet, në mënyrë që kartela e wireless të mos ishte në përdorim. Lidhja me Ethernet është bërë për ta shpërndarë qasjen e internetit me “virtual wifi miniport adapter”.

Ndërsa, në testin e bërë, për marrjen e trafikut janë përdorur edhe veglat si NetworkMiner, Wireshark, dhe NetWitness.

Përmbledhja e rezultateve nga studimi:

  • Fotografitë e pranuara janë të pakoduara
  • Doodles të pranuara janë të pakoduara
  • Videot e pranuara janë të pakoduara
  • Fotografitë me të dhënat e lokacionit që pranohen/dërgohen janë të pakoduara
  • Të dhënat e ruajtuara në Viber Amazon Servers janë në format të pakoduar
  • Të dhënat e ruajtura në Viber Amazon Servers nuk fshihen automatikisht
  • Të dhënat e ruajtura në Viber Amazon Servers mund të merren me qasje të lehtë në databazë, pa asnjë mekanizëm për qasje të verifikuar në të (të dhënat e përdoruesve mund të merren shumë thjeshtë: duke vizituar linkun e përgjuar, apo linkun në shfletuesin e internetit që na ofron të gjithë përmbajtjen – foto, video, pamje të lokacionit të përdoruesit, etj.

Çdokush, duke përfshirë edhe ofruesit e shërbimeve mund t’i mbledh të gjitha këto të dhëna, dhe secili që  vendos një Rogue AP, apo ndonjë sulm ndërmjetësues (sikurse sulmet “helmuese” të ARP) mundësojnë marrjen e trafikut në Viber – përkatësisht grumbullimin e fotografive dhe videove të dërguara/pranuara nga përdoruesit e aplikacionit për telefonat e mençur.

/GazetaExpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0