Euro në vendin tonë prej një viti ka hyrë në një kurs që po duket i pakthyeshëm. Monedha prej kohësh po qëndron në nivelin 1.21 kundrejt lekut.
Teksa pritej që ky nivel i ulet të ishte vetëm një trend sezonal gjatë verës, koha tregoi të kundërtën. Euro vazhdon te qëndrojë në të njëjtin nivel, ndërsa edhe në tregun ndërkombëtar monedha ka pësuar një zhvlerësim ndikuar edhe nga kriza e fundit energjetike, që ka rritur çmimet e produkteve në te gjithë kontinentin.
Investitorët kane kthyer sytë nga dollari duke investuar ne bonot shumëvjeçare duke qenë se konsiderohet si monedha me e sigurtë për tu depozituar ne kohë krize.
Monedha amerikane u forcua kundrejt monedhës evropiane, me 0.2 përqind, duke bërë që çmimi i euros të binte në 1.1570 dollarë, jo shumë larg nivelit më të ulët që nga korriku i vitit të kaluar.
Rendimentet në bonot 10-vjeçare të qeverisë amerikane gjithashtu arritën në 1.6010 përqind, niveli më i lartë që nga fillimi i qershorit.
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se ka të ngjarë të fillojë t’i zvogëlojë blerjet mujore të bonove qysh në nëntor, e cila mund të pasohet nga një rritje e normave të interesit vitin e ardhshëm.
Ky zhvleresim i euros prej kohësh ka ngritur alarmin e sektorit fason në Shqipëri, të cilët janë dëmtuar në aktivitetin e tyre për shkak të rënies së monedhës, por edhe të gjithë kompanitë e tjeta të cilat kane kontrata te lidhura me vendet partnere të BE.
Banka e Shqiperise ka vijuar gjatë gjithë kësaj periudhe të kryejë operacione ne lidhje me heqjen e tepërt të eurove në treg, ndërsa po ndjek edhe politikën e deeurozimit. Kjo politikë sipas të dhënave ka pasur një progres shumë të ngadaltë dhe nuk po arrin efektet e dëshiruara në ekonominë e vendit.
Foto: Grafiku i Bankes se Shqiperise per nivelin e euros nder vite
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.