Edhe Diaspora shqiptare me një Dhomë Biznesi

Edhe Diaspora shqiptare me një Dhomë Biznesi


Pas ministrisë për Diasporën, pritet të ketë edhe një Dhomë Biznesi për shqiptarët e diasporës, me qendër në Tiranë.
Dhoma e Biznesit është parashikuar në ligjin për Fondin e Zhvillimit të Diasporës  dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit të ardhshëm.

Pak kohë më parë u miratua Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Ai erdhi pas disa takimesh që ministri i Diasporës Pandeli Makjo zhvilloi në disa vende.

Ju mund të lexoni edhe: Shqiptarët në Kanada, drejt njohjes së pensioneve

Fondi parashikon, sigurimin dhe shpërndarjen e mjeteve financiare, për nxitjen e zhvillimit social, ekonomik e kulturor, bazuar në strategjinë kombëtare për diasporën, nëpërmjet promovimit, inkurajimit dhe nxitjes së prirjeve filantropike dhe investimeve.

Ju mund të lexoni edhe: Raporti i konferencës “Migracioni dhe Diaspora: Ngushtimi i hendekut mes Kërkimit dhe Politikave”

Pikërish ky Fond pritet të mbështesë krijimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës. Dhoma nha ana e saj, parashikohet të jetë një pokë referimi për shqiptarët e diasporës që duan të investojnë në Shqipëri.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0