EasyPay hap dyqanin më të ri në Tiranë, në zonën e ish Bllokut

EasyPay hap dyqanin më të ri në Tiranë, në zonën e ish Bllokut

EasyPay

EasyPay sapo hapi dyqanin e tij “flagship” në qendër të Tiranës. Ai ndodhet në zonën e ish Bllokut, dhe ofron hapësirën e duhur për këdo që dëshiron të njihet apo të mësojë më shumë rreth markës së EasyPay.

Funksioni i këtij dyqani në qendër të Tiranës do të jetë i shumëfishtë.

Dyqani EasyPay | Ria Money Transfer do t’i përgjigjet nevojës së konsumatorëve dhe klientëve të EasyPay për kryerje pagesash (për shërbimet utilitare si: faturat e dritave dhe ujit, rimbushje celulari, telefoni fikse, pagesa gjobash, këste të mikrokredisë, Internet & IPTV), edhe në ato orare kur zyrat e tjera apo institucionet bankare kanë rradhë apo janë të mbyllura.

Së dyti, kushdo që dëshiron të krijojë një llogari EasyPay do të ketë mundësi të regjistrohet, mbushë llogarinë dhe të marrë udhëzimet e duhura për kryerjen e pagesave dhe blerjeve online nëpërmjet aplikacionit EasyPay.

Lexoni: 5 Sekretet e firmave të kontabilitetit më të suksesshme

Së treti, dyqani do të ofrojë shërbimet e Këmbimit Valutor (Exchange) dhe kryerjen e transfertave të parave nëpërmjet partnerit tonë global, Ria Money Transfer, në të gjithë botën me komisionet më të lira në treg.

Dhe së fundmi, ky do të jetë vendi ku cilido mund të afrohet për të marrë edukimin e duhur financiar, udhëzime për një eksperiencë sa më unike me aplikacionin EasyPay, si edhe shkëmbime eksperiencash e nevojash.

Dyqani “flagship” vjen si rezultat i një pune intensive 10-vjecare të kompanisë në treg, si edhe mbështetet në eksperiencën e ngritjes së një rrjeti të konsoliduar prej më shumë se 450 agjentësh në të gjithë Shqipërinë, të cilët në mënyrë të pandërprerë kanë ofruar zgjidhje në mënyrat e pagesave, asaj pjese të tregut që nuk ka akses ose ka akses të limituar në shërbimet bankare.

“Jemi të lumtur që më në fund njoftojmë hapjen e dyqanit tonë tonë të parë, i cili i bashkohet rrjetit të gjerë të agjentëve EasyPay në të gjithë Shqipërinë”, shprehet themeluesja e kompanisë Znj. Linda Shomo. “Duke patur edhe një prezencë fizike, jo vetëm virtuale, në qendër të Tiranës, shpresojmë të shërbejmë sa më mirë për konsumatorët vendas dhe të mbështesim denjësisht tregun e remitancave në rajonin tonë”, shton më tej znj. Shomo.

Hapja e dyqanit të parë EasyPay | Ria Money Transfer në zonën e ish Bllokut në Tiranë, është hapi i rradhës strategjik i zgjerimit të kompanisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0