Po lançohet së fundi EasyAlbania, një platformё ku do tё marrin pjesё dhe do tё pёrdorin hapёsirёn pёr tё ekspozuar produktet apo shërbimet e tyre deri nё 1000 biznese shqiptare, tё cilat nuk i kanё mundёsitё pёr tё krijuar insfrastrukturёn e tyre online. Nё eventin e hapjes pritet tё marrin pjesё Kryetari i Bashkisё Tiranё, Erion Veliaj, Ines Moçostepa, Presidente e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Elsa Håstad, Ambasadore e Suedisë në Shqipëri.
EasyAlbania, u themelua nga znj. Sabi Osmani. Ajo ёshtё edhe Drejtore e Global Women Albania & Kosovo si dhe anëtare e Dhomës Ekonomike të Gruas.
Sabi njihet si aktiviste e rrjetit të biznesit në Shqipëri dhe fuqizimit të rolit të gruas në biznes dhe shoqëri. Misioni i saj është krijimi i një platforme që ju jep mundësi bizneseve të vogla dhe të mesme të krijojnё dyqanin e tyre online. Kjo nismë nisi me vendosjen e Infrastrukturës së EasyAlbania në dispozicion të individëve që shesin produkte Made in Albania dhe në fokus krijuesit e punimeve tekstile apo artizanale. Produkte plotësisht shqiptare, të dizenjuara me stilin tradicional nga gratë në zonat rurale dhe jo vetëm. EasyAlbania nxit vazhdimësinë e prodhimit të produkteve bio si mjalti, rakia, vera dhe bimët medicinale në kushte shtëpie dhe në mënyrë artizanale. Nxitjen e vazhdimësisë së prodhimit të këtyre produkteve EasyAlbania e mundëson duke krijuar për ta një treg pa kosto. Çdo individ që prodhon të tilla produkte, nuk paguan pranë EasyAlbania.
100+ biznese janë bërë tashmë pjesë e këtij marketplace-i.
Lexo: Mark Zuckerberg: Po ‘riparojmë’ Facebook për ta përshtatur me moshat e reja
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto