EASYPAY është ndër top 5 startupet për të cilat BusinessMag Albania ka shkruar më shumë ndër vite. Themeluar në vitin 2010, si aplikacioni i parë i pagesave online, EasyPay tashmë është në një fazë tjetër zhvillimi. Aktualisht përfaqëson një nga kompanitë më në zë të sektorit Fintech dhe pagesave digjitale nëpërmjet mobile në Shqipëri.
Ky pozicionim dhe kjo rritje solide e kompanisë është realizuar nisur nga një moment reflektimi mbi një nevojë që do të vinte në një treg në faza fillestare, siç ishte ai i Mobile Payments në vend.
Vizioni dhe besimi se diçka e tille që po niste të funksiononte në botë, do të formësohej dhe në shoqërinë tonë, mori jetë dhe u realizua në harkun e këtyre viteve.
Kush është personi pas këtij suksesi? Kush qëndron në drejtimin e kësaj kompanie? Shumë pjesëtarë të komunitetit të ICT dhe startupeve si edhe nga bota e financës dhe edukimit e njohin si Linda e EasyPay.
Në këtë episod, që do të transmetohet të mërkurën më 11 Gusht ora 20:15, do të kuptojmë më shumë se si është të ndërtosh një vizion ambicioz, me ritmin e një startupi dhe themelet e një kompanie inovative në një rrugëtim përtej të zakonshmes.
Bëni Subscribe në kanalin e Youtube për të ndjekur Live episodin e fundit të Think Big!
Në zyrat e EasyPay, drejtuesit e kompanisë na prezantojnë ekipin dhe departamentet e kompanisë.
Gjatë këtij takimi do të mund të kuptoni se cila është dinamika dhe çfarë ndodh pas një pagese online, customer suport dhe partneriteti me Ria Money Transfer.
Për kulturën e kompanisë na flet Endri Kote. Në këtë takim do të njiheni me stafin e kompanisë dhe rrugëtimin e zhvillimin që EasyPay synon për të gjitha shërbimet e saj.
Prej 4 vitesh ajo bashkëpynon me Ria Money Transfer në Shqipëri dhe nga ecuria e këtij bashkëpunimi do të kuptojmë si kanë ecur remitancat gjatë periudhës së pandemisë.
Arditi është Drejtori i Zhvillimit të Biznesit në EasyPay. Ai na tregon për sfidat e aplikacionit të pagesave digjitale, konkurencën në tregun financiar, bankat dhe operatorët e tjerë. Çfarë e diferencon EasyPay nga ana teknologjike apo funksionale?
Suksesi i aplikacionit të EasyPay është rritja e numrave të përdoruesve të tij nëpërmjet përdorimit të sa më shumë shërbimeve. Ndaj i nevojitet të arrijë tek target grupe me karakteristika të ndryshme. Si prezantohet dhe lidhet me klientët EasyPay? Cilat janë risitë apo lehtësitë që mund të presin përdoruesit e EasyPay në vijim? Të gjitha këto do t’i zbuloni gjatë intervistës së zhvilluar nga Think Big.
Nëse sot e njihni Linda Shomon si Linda e EasyPay, ju mund të zbuloni kush ishte Linda para EasyPay.
Gjatë intervistës me të kemi diskutuar rreth fillesave të kompanisë, cilët ishin klientët e parë, cilat kanë qenë sfidat kryesore me të cilat u përballur në këtë rrugëtim?!
Kompania, prej 11 vitesh në treg, është dëshmi e zhvillimit digjital dhe krijimit e evoluimit të tregut të pagesave digjitale? Në ç’nivel përdoren shërbimet digjitale mobile?
Çfarë ndodhi gjatë pandemisë me e-commerce dhe shërbimet e lidhur me të. Çfarë efekti dha tek pagesat digjitale. Për këto flasim në intervistën me zonjën Shomo.
Në këtë emision kemi prekur edhe atë që është shumë e rëndësishme për ne dhe kompanitë. Burimet njerëzore, sa e lehtë apo e vështirë është të gjenden profesionistët e kësaj fushe.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.