Easy Pay, kompania e parë që sjell një zgjidhje pagese të integruar me Open Banking - Business Magazine Albania

Easy Pay, kompania e parë që sjell një zgjidhje pagese të integruar me Open Banking

EasyPay është kompania e parë në Shqipëri që sjell një zgjidhje pagese të integruar me Open Banking – një moment historik për tregun vendas të fintech-ut.

Bankingu i hapur është një koncept i ri në sektorin financiar që lejon ndarjen e të dhënave bankare midis institucioneve të ndryshme financiare përmes API-ve të sigurta. Kjo nismë rrit konkurrencën, përmirëson përvojën e përdoruesit dhe mundëson shërbime më efikase financiare për konsumatorët dhe bizneset. Në tregun shqiptar, bankingu i hapur përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt dixhitalizimit të shërbimeve bankare, duke i dhënë qytetarëve më shumë kontroll mbi financat e tyre.

EasyPay është institucioni i parë financiar jo-bankë i licencuar nga Banka e Shqipërisë për të drejtuar procesin e Bankingut të Hapur në vend. Prej me shume se 1 viti e gjysme, EasyPay po punon intensivisht për të integruar platformën e saj me disa nga bankat më të mëdha në Shqipëri, duke hapur rrugën për një revolucion të vërtetë në mënyrën se si klientët ndërveprojnë me financat e tyre.

Pas muajsh pune intensive dhe bashkëpunimi të ngushtë midis ekipeve të EasyPay dhe një prej bankave më të rëndësishme në vend, transaksionet e para përmes platformës së Open Banking jane live tashmë për të gjithë klientët e aplikacionit EasyPay! Ky është një hap drejt një ekosistemi financiar më të zgjuar, më të lidhur dhe të ndërtuar rreth nevojave të përdoruesit të ditëve të sotme.

Ndërkohë, EasyPay po vijon punën aktive edhe me banka të tjera të rëndësishme në vend, me qëllim zgjerimin dhe forcimin e rrjetit të Bankingut të Hapur në Shqipëri.

Gjatë këtij procesi transformues, një element kyç ka qenë bashkëpunimi i ngushtë mes departamenteve të IT, operacioneve dhe marketingut. Komunikimi i vazhdueshëm midis këtyre ekipeve ka mundësuar ndarjen e eksperiencave dhe sigurimin e një implementimi të suksesshëm të Bankingut të Hapur në tregun shqiptar.

Për të mësuar më shumë rreth këtij procesi, ne komunikuam me znj.Jonida Këllezi, drejtoreshë marketingu e Easy Pay.

Si u implementua Open Banking?

Në EasyPay, ne i kushtuam më shumë se një vit e gjysmë integrimit me të gjitha bankat në Shqipëri. Duke qenë se Shqipëria ishte vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që zbatoi rregullore të bankave të hapura, teknologjia dhe procesi ishin krejtësisht të reja për të gjithë aktorët e tregut. Institucionet e pagesave u përballën me pasiguri dhe në fillim nuk ishin të qarta në lidhje me procesin e zbatimit, rastet e përdorimit me Open Banking dhe përvojën e përdoruesit në e-bankingun e tyre. Kishte gjithashtu hezitim nëse ata duhet t’i zhvillonin API-të brenda kompanisë apo t’ia jepnin ato palëve të treta, gjithashtu të pasigurt nëse këto palë të treta duhet të ishin vendase apo ndërkombëtare. Pra, në përgjithësi, gjithë procesi i implementimit mori më shumë kohë seç parashikohej, por më në fund sot klientët shqiptarë kanë mundësi ta përdorin Open Banking në aplikacionin EasyPay dhe, në pak ditë, edhe 3 banka të tjera kryesore do të shtohen në aplikacion.

Lexo edhe:2025: Viti i transformimit për industrinë e pagesave në Shqipëri

Çfarë domethënie ka për një përdorues shërbimesh kjo?

Bankingu i hapur përmirëson ndjeshëm shërbimet financiare si për konsumatorët ashtu edhe për tregtarët duke ulur kostot, duke përmirësuar sigurinë dhe duke përmirësuar transaksionet. Individët mund të përfitojnë nga shërbime më të shpejta dhe të sigurta, si:

  1. Informimi rreth llogarive bankare dhe nderlidhja e tyre në një platformë të vetme. Që do të thotë se klientët mund të aksesojnë të gjitha llogaritë e tyre nga banka të ndryshme direkt nga aplikacioni EasyPay.
  2. Përdoruesit mund të kryejnë pagesa dhe transferta midis bankave të ndryshme pa lëvizur midis aplikacioneve të ndryshme bankare. 
  3. Nëpërmjet Bankingut të Hapur, përdoruesit mund të kryejnë pagesa në kohë reale nga llogaritë bankare, pa pasur nevojë për karta debiti apo krediti, në mënyrë krejtësisht të sigurt.

Një nga produktet tona të ardhshme, pagesa me bankë, ofron një alternativë me kosto goxha me kompetitive ndaj pagesave tradicionale me kartë duke eliminuar tarifat e ndërmjetësimit që mund të nxisin tregtinë elektronike në Shqipëri. Përveç kësaj, Open Banking as a Service (OBaaS) u mundëson institucioneve financiare të shfrytëzojnë infrastrukturën e EasyPay, duke promovuar inovacionin dhe efikasitetin në treg. 

Siguria është një tjetër avantazh i rëndësishëm për konsumatorët që ta përdorin Bankingun e hapur. Bankingu i hapur përdor mekanizma të avancuar të vërtetimit, siç është Vërtetimi i Thelluar i Klientit (SCA), duke mundesuar transaksione të sigurta dhe duke minimizuar rreziqet e mashtrimit. 

Nëse implementimi për herë të parë ishte i vështirë dhe kërkonte kohë, po më pas si do funksionojë?

Procesi i implementimit mori një kohë të gjatë dhe Easypay ka qenë duke punuar paralelisht me të gjitha bankat e nivelit të dytë për të ndërtuar infrastrukturën ku do të mbështetet Bankingu i Hapur. Tashmë jemi live dhe çdo klient mund të kryejë transaksione me bankën e parë, ndërkohë që shumë banka kryesore do të shtohen në javët në vijim. Pra, mund t’ju sigurojmë që ky proces pritet të mbyllet shpejt, ndërkohë që Easypay është duke punuar për të sjellë në treg produkte të bazuara në infrastrukturën e Bankingut të Hapur për tregtarët online, bizneset që duan të menaxhojnë financat e tyre nga një aplikacion i vetëm dhe gjithashtu për çdo individ që kërkon të menaxhojë financat personale.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0