E urreni punën tuaj? Ja se si ta bëni më argëtuese - Business Magazine Albania

E urreni punën tuaj? Ja se si ta bëni më argëtuese

E urreni punën tuaj? Ja se si ta bëni më argëtuese

Pas dekadës së “hustle culture” dhe lodhjes kolektive që solli pandemia, shumë njerëz e shohin punën me ambivalencë. Disa e shohin si mjet për vetë-realizim, të tjerë thjesht si një detyrim për të paguar faturat. Por autorja dhe konsulentja Bree Groff mendon se ka një rrugë tjetër: puna mund, e duhet,  të jetë edhe argëtuese.

Në librin e saj Today Was Fun, Groff argumenton se suksesi nuk duhet të matet vetëm me produktivitet, por me faktin se sa kënaqësi përjetojnë punonjësit. Sipas saj, puna duhet të jetë një pjesë e mirë e ditës sonë, jo burimi i vetëm i kuptimit, por as një e keqe që duhet duruar.

Pse është i rëndësishëm argëtimi në punë?

Groff e sheh problemin jo tek vetë puna, por tek normat e vjetruara: orare të pafundme, pritshmëri që dëmtojnë shëndetin dhe rregulla të ngurta për “profesionalizmin”. “Ne paguhemi për të krijuar vlerë, jo për të vuajtur”, thotë ajo. Në thelb, puna është bashkëpunim, sfida dhe krijim, gjëra që mund të jenë vetë argëtuese. Ajo kritikon edhe iluzionin e kompanive që ofrojnë “fun” në formë përfitimesh (ushqim falas, hapësira lojërash, kurse trajnimi) që shpesh shërbejnë si mjete për të lidhur më fort punonjësin me biznesin, jo për të rritur mirëqenien e tij reale. Për Groff, e rëndësishme është që puna të mos na pushtojë tërësisht jetën dhe identitetin.

Lexo edhe:Danimarka heq TVSH-në e librave për të nxitur leximin

Fun si matës i shëndetit të punës

Studime të ndryshme tregojnë se punonjësit e angazhuar shpesh raportojnë se kanë pasur momente argëtimi gjatë javës. Argëtimi nuk mund të fabrikohet artificialisht – ai lind kur mjedisi është i shëndetshëm, fleksibël dhe i ndërtuar mbi besim. Groff sugjeron që liderët të mos i detyrojnë njerëzit të “shpëtojnë botën”, por të krijojnë kushte ku punonjësit ndihen mirë, të respektojnë kohën e tyre dhe të gjejnë kënaqësi në proces.

Pesë mënyra për ta bërë punën më argëtuese

  1. Personalizo hapësirën tënde – Shto elementë që reflektojnë personalitetin tënd, vishe me ngjyra që të japin energji, shmang zhargonin e tepërt.

  2. Kontakto shpesh me kolegët – Një check-in i shpejtë çdo ditë rrit lidhjen njerëzore dhe atmosferën pozitive.

  3. Ndani “manualet personale” – Flisni hapur për mënyrën si punoni, si përballoni stresin dhe si mund të ndihmoni njëri-tjetrin.

  4. “Thin-slice” gëzimin – Gjej kënaqësi të vogla edhe gjatë ditëve të vështira: një kafe përpara një takimi, një shëtitje, një shaka me kolegun.

  5. Kërko vendin e duhur – Nëse përpjekjet për ta bërë punën më argëtuese nuk funksionojnë, ndoshta është koha për të ndryshuar.

Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar pesë ditë në javë duke pritur fundjavën. Puna nuk ka pse të jetë barrë; mund të jetë një hapësirë ku gjejmë gëzim, ku ndërtojmë marrëdhënie dhe ku japim kontribut. Robotët mund të marrin përsipër detyrat monotone, ndërsa ne të përqendrohemi tek ajo që na sjell kënaqësi dhe kuptim.

Pyetja më e thjeshtë që mund të bëjmë në fund të ditës, sipas Groff, është: “A u kënaqa sot?”

 

theguradian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0