"E Kuqe, E Bardhë & Blu", motivet patriotike të marketerëve që po lulëzojnë këtë vit - Business Magazine Albania

“E Kuqe, E Bardhë & Blu”, motivet patriotike të marketerëve që po lulëzojnë këtë vit


Coca-Cola‘ është brandi më i fundit që vishet me ‘Lavdinë e Vjetër Amerikane’. Gjigandi i pijeve ‘soft’ ka filluar shitjen e limituar të kanaçeve me ngjyrat e flamurit amerikan: e kuqe, e bardhë dhe blu, kanaçe e cila do të jetë e gatshme për t’u shitur nëpër dyqanet e ushqimoreve nga 4 Korriku.

e-kuqe-e-bardhë-blu-motive-patriotike-businessmag

“I’m proud to be an American” është shprehja patriotike e cila do të shfaqet gjithashtu në dizajnin e kanaçeve. Kjo është pjesë e programit “Share a Coke and a Song” që u lançua në Prill dhe përfshin vendosjen e më shumë se 70 këngëve popullore në kanaçe dhe shishe.

Kanaçja me flamurin amerikan vjen në nder të partneritetit të gjatë midis ‘Coca-Cola’ dhe United Service Organization, i cili shënon 75-vjetorin e tij. Marka do të inkurajojë fansat që t’i bashkohen fushatës “Campaign to Connect” e cila përfshin dërgimin e mesazheve të falenderimit anëtarëve të USO në të gjithë globin.

Ndërsa marketingu patriotik ka qenë pjesë e shumë brandeve, përdorimi i paketimit me motive të tilla më shumë se kurrë ka qenë në rritje këtë vit, duke qenë edhe në një vit Olimpik.

Burnett’s Vodka‘ lançoi një version “USA Party”. Smirnoff sapo ka anonçuar një version të quajtur “Red, White & Berry”. ‘Keystone Light’ e ‘MillerCoors’ është duke promovuar programin “Stone Splanged Summer” që përfshin paketimin me motivet patriotike gjithashtu. ‘Skittles‘ është duke shitur “America Mix” me Skittles të kuq, të bardhë dhe blu. ‘Hershey‘ ka ndryshuar gërmëzimin e argjendtë në paketimin e çokollatave të saj me qumësht, i pari ndryshim në gërmëzim që prej 122 viteve, në të kuq, bardhë dhe blu.

 

/Ad Age

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0