Krijesat e vogla janë filmuar teksa hipnin në një mjet special me rrota dhe i drejtonin ato për të marrë ushqimin.
Kjo është një provë se aftësitë e tyre për të mësuar janë nënvlerësuar deri më tani.
https://www.youtube.com/watch?v=95yGV5A01Vw
Eksperimenti u zhvillua nga neuroshkencëtarja e Universitetit të Richmond, Kelly Lambert, e cila zbuloi se minjtë ishin shumë më të mirë si shoferë nga sa pritej.
Lambert i tha “New Scientist” se ata mësuan të vozitnin makinat në mënyra unike dhe u angazhuan në modele drejtimi për të arritur deri te shpërblimi.”
Makina e vogël e miut u krijua nga një enë bosh ushqimi, rrota, një dysheme alumini dhe një timon i bërë nga tre shufra bakri.
Shufrat e bakrit krijonin rryma të ndryshme elektriciteti, të cilat e lëviznin makinën në drejtime të ndryshme, e minjtë e stërvitur, dinin cilën levë ta lëviznin për të shkuar deri tek ushqimi i tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto