E-COMMERCE NE FOKUSIN E DONATORËVE - Business Magazine Albania

E-COMMERCE NE FOKUSIN E DONATORËVE

E-COMMERCE

Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA), organizoi me mbështetjen e USAID/IDG  tryezën e rrumbullakët me temë “Zhvillimi i Tregtisë Elektronike në shqipëri dhe nevoja për mbeshtetjen e Donatorëve”

Më 27 Prill, 2022, në ambjentet Hotel Xheko Imperial, Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA), organizoi me mbështetjen e USAID/IDG tryezën e rrumbullakët me temë “Zhvillimi i Tregtisë Elektronike në Shqipëri dhe nevoja për mbeshtetjen e Donatorëve”. Në këtë event ishin të ftuar të gjithë donatorët që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri kryesisht në fushat e digjitalizimit, teknologjisë e informacionit, lehtësimit të barriave të tregtise, inovacionit dhe sidomos tregtisë elektronike.

Në këtë tryezë të rrumbullakët ku morën pjesë përfaqësuesit e donatorëve më të rëndësishëm në vend si USAID/IDG, GIZ/ORF-FT, Delegacioni i BE, Banka Botërore, Helvetas, Risi Albania, Swiss Contact, BERZH, UNDP si dhe partnerë seriozë si ABSL Albania, Dhoma e Tregtisë e Industrisë Tiranë (CCI), Shoqata Shqiptare e Informacionit dhe Teknologjisë (AITA) u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të mbështetjes për një sektor aq të rëndësishëm dhe premtues të ekonomisë shqiptare sic është tregtia online.

Shoqata Shqiptare e Tregtisë Online (AECA), permblodhi per te pranishmit Plan-Veprimin e saj, i cili përfshin 12 tematika të rëndësishme që duhet të jenë në fokusin e zhvillimit të kësaj industrie në të ardhmen e afërt dhe afatmesme. Këto prioritete kanë në fokus kryesisht:
–        rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e shoqatës,
–        krijimin e një strategjie kombëtare të përbashkët zhvillimi për tregtinë online,
–        grumbullimin, analizimin dhe menaxhimin e të dhënave që kanë të bëjnë me shitjet online dhe industrinë e-commerce,
–        partneritetin dhe dialogun me institucionet publike,
–        lehtësimin dhe formalizimin e pagesave online,
–        rritjen e kapacitetit të kompanive dhe krijimi i eventeve të përbashkëta për tregtinë online.

Lexo: Enio Jaço, presidenti i AmCham: Bizneset kërkojnë zgjidhje për praktikat e prapambetura në Dogana, vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin

Gjithashtu, drejtuesit e shoqatës AECA informuan pjesëmarrësit në lidhje projektet donatorët që ishin treguar mbështetës në fazën e krijimit dhe konsolidimit të shoqatës. Në vijim, anëtarët e Bordit Drejtues të AECA shprehën hapur fushat ku realisht kishte nevojë shumë herë më të madhe për mbështetje financiare dhe logjistike.

Perfaqësuesit e donatorëve prezent në takim përgezuan shoqatën AECA për nismën e krijimit dhe konsolidimit si një zë i unifikuar për mbrojtjen e interesave të biznesit e-commerce në vend dhe shtyrjen përpara të politikave zhvilluese në këtë sektor. Perfaqesuesit e USAID u shprehën të gatshëm të mbështesin zhvillimin e Partneritetin Publik Privat. GIZ garantoi mbështetjen për cështjet e Trust Mark, koordinimin e bashkëpunimit rajonal si dhe sensibilizimin e grupeve të interesit. Risi Albania do të vijojë mbështetjen në drejtim të krijimit të një produkti qe identifiko nevojat e sipërmarrjeve ne ecommerce.


#ecommerce

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0