E Bujqësia, një fushë me interes në kampuset universitare në Shqipëri - Business Magazine Albania

E Bujqësia, një fushë me interes në kampuset universitare në Shqipëri

E Bujqësia

E-bujqësia po merr një rëndësi të veçantë edhe në kampuset universitare. Endri Plasari, është një prej studiuesve që ka zgjedhur si temë të doktoraturës E Bujqësinë. 

“Përzgjedhja mbi fushën e kërkimit për doktoratën nuk ka qenë e rastësishme. Personalisht, si student i diplomuar në një fushë ndërdisiplinore si informatika-ekonomike, u mundova të identifikoj një fushë kërkimi, në të cilën gërshetohej informatika dhe ekonomia. Zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit tashmë ka prekur pothuajse çdo dimension të jetës sociale apo ekonomike, në diapazonin më të gjerë të mundshëm”, thotë Endri.

Sipas tij, zhvillimi rural dhe bujqësia janë fusha, në të cilat TIK ka impakt të rëndësishëm dhe ofron mundësi të larta për nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e të ardhurave në zonat e varfra rurale, apo krijimin e zinxhirit të vlerës. 

Bujqësia në Shqipëri është përcaktuar si sektor me përparësi dhe praktikisht, bazuar në të dhënat e INSTAT bujqësia, pyjet dhe peshkimi kontribuojnë me rreth 19.3 % të GDP, rreth 450,625 janë të punësuarit në sektorin bujqësor ose rreth 39.83% e të gjithë të punësuarve dhe ku, rreth 37% e popullsisë jeton në zonat rurale. 

Prof. Assoc. Anila Boshnjaku, udhëheqëse e Doktoraturës tregon se, në Departamentin ku ajo bën pjesë, Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural, “kemi përcaktuar disa fusha studimi, të cilat mendojmë se i shërbejnë zhvillimit të bujqësisë, bazuar edhe në tendencat aktuale dhe kërkesat për një zhvillim të qëndrueshëm. E tillë u konsiderua nga ne E-bujqësia, prandaj bashkë me Endrin vendosëm ta trajtojmë këtë tematikë në këtë punim doktorature”. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0