Shërbimi elektronik “Certifikatë pronësie e mjetit”( https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=5018) u mundëson të interesuarve që të shohin dhe të shkarkojnë online certifikatën e pronësisë së mjeteve që ata zotërojnë, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë si regjistrim/identifikim në portal, zgjedhjen e shërbimit dhe mandej përdorimin e tij.
Tani shërbimi vjen me një risi pasi certifikata online shoqërohet me vulë dixhitale që e bën atë dokument të përdorshëm me vlerë ligjore duke e printuar drejtpërdrejt nga portali.
Baza Ligjore:
– Ligji nr. 8378, date 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar)
– VKM nr. 153, date 04.07.2000, Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumenti i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).
Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin online:
– Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
– Zgjidhni shërbimin “Publikimi i certifikatës së pronësisë së mjetit”
– Klikoni butonin” Përdor”
– Zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni certifikatën e pronësisë dhe klikoni butonin “Zgjidh” përkrah tij.
Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto