e-Albania, portali i parë qeveritar shqiptar që ofron 465 shërbime - Business Magazine Albania

e-Albania, portali i parë qeveritar shqiptar që ofron 465 shërbime


Portali online e-Albania ofron aktualisht 465 shërbime të ndryshme.

Në një takim me maturantët e shkollës së mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti” në Durrës, ministrja e inovacionit dhe administratës Publike, Mirela Harito, ka prezantuar shërbimet e këtij portali që shërben shpejt dhe kursen kohë.

Shërbimi kryesor dhe më i rëndësishëm për maturantët në këtë portal është ai i ‘Maturës Shtetërore’, një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin online në formularët A1 dhe A1Z.

“Maturantët janë ndër përdoruesit më aktiv të këtij portali dhe ne biseduam sot me ata që përveç shërbimit të maturës të përdorin dhe shumë shërbime të tjera që ofron portali që nga karta e shëndetit, pagesa e energjisë elektrike dhe një sërë shërbimesh t’i përdorin vetë por edhe të mësojnë edhe prindërit ta përdorin atë”, u shpreh Harito.

Portali e-Albania numëron rreth 242 mijë përdorues dhe në të ofrohen një sërë shërbimesh online, si Karta e shëndetit dhe shërbimi për Kontrollin Mjekësor Bazë, e-Lejet (aplikimi për leje ndërtimi në mënyrë elektronike), matura shtetërore, 36 shërbime elektronike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore, siç janë aplikimet për shtetësi, aplikime për vërtetime apo certifikata të ndryshme, aplikime për leje kalimi etj. Ky portal mundohet që t’ua bëjë jetën më të thjeshtë qytetarëve duke ofruar shumë shërbime, të cilat kryhen më me lehtësi dhe marrin shumë më pak kohë se kur nuk kryhen online.

burimi: GazetaExpress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0