Dypunësimi rëndon individët. Numri i deklarimeve rritet 12%, vlera për t'u paguar rritet 75%

Dypunësimi rëndon individët. Numri i deklarimeve rritet 12%, vlera për t’u paguar rritet 75%


Deklarata Individuale Vjetore është plotësuar nga 12% më shumë persona krahasuar me një vit më parë sipas të dhënave nga Tatimet. Për 2018 9 000 individë dorëzuan Deklaratën  ndërsa për vitin 2017 numri i deklaruesve ka qenë rreth 8.000. Por mbi të gjitha shuma e deklaruar është shumë e lartë, 75% më shumë se një% vit më parë.

Lexo:  30 Prilli, afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave

E shprehur ne shifra, shuma e deklaruar për t’u paguar është rreth 646 milionë lekë, ndërkohë që në fund të muajit Prill 2018 ishte rreth 340 milionë lekë. Dy punësimi vlerësohet të jetë bazë për këtë rritje të theksuar.

“Rritja e numrit të individëve që plotësojnë kushtet ligjore për deklarimin individual të të ardhurave personale, reflekton kuptimin e saktë të detyrimit ligjor nga ana e tyre, duke përfshirë këtu edhe individët e huaj, rezidentë në Republikën e Shqipërisë”, thotë Administrata Tatimore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0