Në akuzat e ngritura në San Francisko dyshohet se agjentët sauditë kanë kërkuar informacion personal për përdoruesit e Twitter, duke përfshirë edhe kritikët e njohur të qeverisë saudite.
Dokumentet e gjykatës kanë identifikuar të dy personat si Ahmad Abouammo, shtetas amerikan dhe Ali Alzabarah nga Arabia Saudite.
Personi i tretë, qytetar saudit, Ahmed Almutairi, gjithashtu është akuzuar për spiunazh.
Lexoni gjithashtu:
Drejtori ekzekutiv i Twitter tallet me logon e re të Facebook-ut
E përditshmja amerikane, The New York Times ka thënë se është hera e parë që qytetarët sauditë janë akuzuar për spiunazh brenda Shteteve të Bashkuara.
Gjiganti Twitter ka deklaruar se është në dijeni “për shkallën në të cilën mund të arrijnë aktorët e këqij” për të minuar shërbimet e rrjetit social.
Arabia Saudite është shtet aleat i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan Donald Trump, ka krijuar marrëdhënie të ngushta me Mbretërinë Saudite, pavarësisht se kjo e fundit është dënuar ndërkombëtarisht për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, vitin e kaluar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.