Dutch Hub hap thirrjen për mbështetjen e bizneseve të reja Startup

Dutch Hub mbështet akomodimin e bizneseve të reja startup


Dutch Hub hap dyert për bizneset e reja duke mbuluar një pjesë të kostove për hapësira pune. Me vendndodhje në zonën e ish-Bllokut, Tiranë, Dutch Hub krijon mundësi për zhvillim të shpejtë dhe vizibilitet të këtyre biznesve.

Koncepti coworking krijon një qasje të hapur mes anëtarëve profesionistë të zyrës dhe paketat me shërbime të përfshira ofrojnë lehtësira.

Hapësirat e përbashkëta të punës po shpërthejnë në popullaritet si një vend pune alternativ ndërmjet startup-eve.

5 startup-e të reja, pa dallim sektori, do të përzgjidhen dhe do të mbështeten nga Dutch Hub për një pjesë të kostove të ambientit për 6 muajt e parë të biznesit.

Dutch Hub

Nëse je një startup i ri, nuk duhet dhe shpesh nuk mund të rrezikosh me investime për ambiente pune që në fillim.  Duke u atashuar pranë Dutch Hub, mund të ulni riskun e investimit fillestar. Plotëso këtë formular për të aplikuar për një nga 5 postet e ofruara nga Dutch Hub për bizneset e reja: https://bit.ly/2ueMEFy 

Lexoni: 7 këndvështrimet e psikologjisë për rritjen e produktivitetit në punë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0