Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, u shoqërua me një sërë aktivitetesh, konferencash e diskutimesh.
Zhvlillimi teknologjive moderne bashkëkohore, si një nga pikat më të rëndësishme në shumë kompani, mori një vëmendje më të madhe përmes konferencës së Projektit AIC, me fokus të Durana Tech Park.
Drejtoresha e Koroporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona tregoi për projektin Durana dhe rëndësinë e tij, si një mundësi e mirë për të tërhequr më shumë investime dhe bashkëpunime me të tjera kompani vendase dhe të huaja.
“Ne ndërtuam idenë fillestare të Durana, Durana është një biznes teknologjik që synon bashkëpunime me kompani të tjera në rajon dhe kjo është e rëndësishme. U munduam të bënim këtë , një ekosistem të ri virtual mes Tiranës dhe Durrësit duke sjellë një model inovator sipas teknologjive më të mira “, tha Kokona.
Ajo kërkoi që të ketë dhe mbështetje nga qeveria dhe ministria e linjës.
“Kemi shumë aktivitete, por presim që të kemi më shumë bashkëpunime dhe dyer të hapura nga institucionet shtetërore”, u shpreh Kokona.
Sfidat e Durana Park tashmë janë afrimi i më shumë kompanive shqiptare dhe të huaja.
“Ne jemi në diskutime të vazhdueshme me shtete të ndryshme për të sjellë njerëz me eksperiencë ne këtë industri. Duam të shohim mundësitë e sjelljes së kompanive ndërkombëtare në Shqipëri, në ketë habitat virtual. Ne kërkojmë të jemi tërheqës për kompanitë ndërkombëtare “, tha Kokona.
Gjatë konferencës, pati edhe sugjerime nga të pranishmit dhe sipërmarrësit në fusha të ngjashme me fokus teknologjinë.
Edukimi i brezit, u shpreh Erjon Nako, Menaxheri i SDA, është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kësaj industrie.
“Të bësh investime të tilla të mëdha, si Durana, duhet të kesh burime njerëzore me aftësi të zhvilluara në këttë fushë, në mënyrë që të ketë sukses. Edukimi është çelësi i vazhdimisë të kësaj industrie. Të ndërtojmë një grup njerëzish që të kenë aftësi në teknologji, njësoj si në Kinë apo shtete të tjera të mëdha. Duhet të ketë më shumë konferenca dhe trajnime për të ndihmuar në krijimin e këtij grupi njerëzish. Ne nuk i konkurojmë dot vendet e mëdha, por ne mund të konkurojmë vendet e rajonit. Gjithësesi, duhet të përcaktohet se çfarë duam të arrijmë “, është shprehur ai.
Ferdinant Gjana nga WBU, theksoi se, “Këto projekte teknologjike janë shumë të rëndësishme për vendin, apo edhe rajonin”.
“Instituti ynë akademik ka krijuar disa gjenerata të edukuara në këtë fushë. Ne nuk kemi ende një kulturë për inovacionin. Këtë koncept duhet të ndryshojmë, që njerëzit të kenë interes për të studiuar e për tu profesionalizuar në këtë fushë. Burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e kësaj fushe, duhen më shumë bashkëpunime me kompani të ndryshme. Gjithashtu, eksperiencat nga Kosova dhe vendet e rajonit, patën shumë rëndësi”, tha Gjana.
Edlira Martiri nga UT Cyber Morfosis, vuri në dukje se, përfshirja e grave dhe vajzave në teknologji, ështe një tjetër pikë e rëndësishme për tu zhvilluar.
“Jam shumë e entuziazmuar nga Durana, por në konceptimin tim ka diçka që mungon, duhet të ketë më shumë njerëz me ide dhe start up, vetëm kështu mund të ketë sukses, që të trokasim në derën tonë dhe që ne të kemi sukses. Sa i përket grave në këtë fushë mund të them se nuk ndikon aspak gjinia, mjafton të kesh ide dhe vizione “, u shpreh Martiri, teksa vuri në dukje forcën kreative të grave dhe vajzave në zhvillimet teknologjike.
Lexoni edhe Fondacioni Mozilla pushon 30% të stafit!
Gjatë konferencës, fjalën e mori edhe Adrian Hoxha Ceo of Albafone.
“Ne vijmë nga Prishtina dhe kur filluam këtët diskutim dëgjova për ëndrrat, dhe unë besoj shumë te to, por fillimisht duhet të kesh një të tillë. Është një iniciativë e mirë, por ne duhet të pyesim veten sa e madhe është endrra jonë, dhe çfarë duam ne? Lehtësirat dhe infrastruktura që ofron Durana do ta bëjnë atë të ketë sukses dhe të kërkohet nga të interesuarit. Duhet të jetë një ambient ku të takohesh me njerëzit dhe të shkëmbesh eksperienca. Ne mund të jemi më të mirët, por duhet të punojme shumë për të rritur ëndrrën tonë të madhe…”, tha ai.
Panelistët akademikë dhe eskpertë të fushës në fund të konferencës, e konsideruan të frytshëm diskutimin dhe ndarjen e eksperiencave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.