Duhet t'i vlerësojmë më shumë gjërat që kemi në jetë! - Business Magazine Albania

Duhet t’i vlerësojmë më shumë gjërat që kemi në jetë!

Duhet t'i vlerësojmë më shumë gjërat që kemi në jetë!

Të vlerësosh atë që ke do të thotë të njohësh vlerën e njerëzve, gjërave dhe botës që të rrethon, si dhe cilësive të tua personale dhe t’i trajtosh të gjitha këto me kujdes dhe konsideratë. Në këtë kuptim, vlerësimi nuk nënkupton thjesht të jesh mirënjohës për atë që ke apo që të është dhënë, sepse mirënjohja nuk e përfshin domosdoshmërisht një qëndrim të kujdeshëm dhe të vëmendshëm. Vlerësimi, ashtu siç e përdor këtu, mund të nisë me ndjenjën e falënderimit për atë që ke, por shkon përtej saj, drejt një kuptimi më të gjerë mbi mënyrën si funksionon bota dhe çfarë ka vërtet vlerë në të. Vlerësimi mund të na çojë gjithashtu drejt një qëndrimi kritik në një mënyrë që mirënjohja nuk e bën, sepse mund të kuptojmë se bota dhe banorët e saj nuk trajtohen me kujdesin që meritojnë.

Nuk është e lehtë të përfshihesh në këtë lloj vlerësimi, dhe jo vetëm sepse kërkon të mendosh në disa nivele njëkohësisht. Edhe kur gjërat shkojnë mirë, mund të mos ndihesh sikur i vlerëson aq sa duhet. Ose, ndoshta nuk je i sigurt nëse ke ndonjë gjë me të vërtetë për të vlerësuar. Ka shumë arsye të përgjithshme pse vlerësimi mund të jetë sfidues, dhe ato shtrihen në fusha si psikologjia, kultura, ekonomia dhe politika. Ja se si të jeni më mirënjohës për gjërat që kemi në jetë:

Ndajini të mirat në doza të vogla

Nëse doni të shijoni më shumë ato që ju sjellin kënaqësi,  një këngë, një serial, një ëmbëlsirë , mos i konsumoni të gjitha menjëherë. Pushimet e vogla ndërmjet përvojave të këndshme ndihmojnë që kënaqësia të rikthehet sa herë që i rifilloni.

Lexo edhe:Si e udhëheqin transformimin liderët në një botë të karakterizuar nga kompleksiteti dhe ndryshimi i vazhdueshëm?

Gjërat jo dhe aq të këndshme? Bëjini së bashku

Kur keni detyra të lodhshme për të kryer: punë shtëpie, dokumente, pastrim, përpiquni t’i përfundoni në një frymë. Pushimet e shpeshta i bëjnë më të lodhshme, sepse sa herë rifilloni, shqetësimi rikthehet. Edhe sikur të jetë e lodhshme, është më efektive t’i përballoni menjëherë sesa me ndërprerje.

Eksperimentoni me rutinën

Ka gjëra që ndoshta po ju lodhin emocionalish,  por jeni mësuar aq shumë me to, sa nuk i ndjeni më. Si zhurma e një kondicioneri që s’e nuk e dëgjoni, derisa dikush e fik dhe papritur ndiheni më mirë. Provoni të largoni për pak kohë disa zakone, si rrjetet sociale, dhe vini re si ndiheni. Studime kanë treguar se një muaj larg një platforme sociale mund të ulë stresin dhe të rrisë mirëqenien.Nuk është gjithmonë nevoja të shtoni diçka të re për të ndjerë më shumë kënaqësi. Ndonjëherë mjafton të riktheni vëmendjen te gjërat e mira që kanë qenë aty gjatë gjithë kohës. Dhe kur ta bëni këtë me vetëdije, jeta fillon të duket ndryshe.

psyche

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0