Të vlerësosh atë që ke do të thotë të njohësh vlerën e njerëzve, gjërave dhe botës që të rrethon, si dhe cilësive të tua personale dhe t’i trajtosh të gjitha këto me kujdes dhe konsideratë. Në këtë kuptim, vlerësimi nuk nënkupton thjesht të jesh mirënjohës për atë që ke apo që të është dhënë, sepse mirënjohja nuk e përfshin domosdoshmërisht një qëndrim të kujdeshëm dhe të vëmendshëm. Vlerësimi, ashtu siç e përdor këtu, mund të nisë me ndjenjën e falënderimit për atë që ke, por shkon përtej saj, drejt një kuptimi më të gjerë mbi mënyrën si funksionon bota dhe çfarë ka vërtet vlerë në të. Vlerësimi mund të na çojë gjithashtu drejt një qëndrimi kritik në një mënyrë që mirënjohja nuk e bën, sepse mund të kuptojmë se bota dhe banorët e saj nuk trajtohen me kujdesin që meritojnë.
Nuk është e lehtë të përfshihesh në këtë lloj vlerësimi, dhe jo vetëm sepse kërkon të mendosh në disa nivele njëkohësisht. Edhe kur gjërat shkojnë mirë, mund të mos ndihesh sikur i vlerëson aq sa duhet. Ose, ndoshta nuk je i sigurt nëse ke ndonjë gjë me të vërtetë për të vlerësuar. Ka shumë arsye të përgjithshme pse vlerësimi mund të jetë sfidues, dhe ato shtrihen në fusha si psikologjia, kultura, ekonomia dhe politika. Ja se si të jeni më mirënjohës për gjërat që kemi në jetë:
Ndajini të mirat në doza të vogla
Nëse doni të shijoni më shumë ato që ju sjellin kënaqësi, një këngë, një serial, një ëmbëlsirë , mos i konsumoni të gjitha menjëherë. Pushimet e vogla ndërmjet përvojave të këndshme ndihmojnë që kënaqësia të rikthehet sa herë që i rifilloni.
Gjërat jo dhe aq të këndshme? Bëjini së bashku
Kur keni detyra të lodhshme për të kryer: punë shtëpie, dokumente, pastrim, përpiquni t’i përfundoni në një frymë. Pushimet e shpeshta i bëjnë më të lodhshme, sepse sa herë rifilloni, shqetësimi rikthehet. Edhe sikur të jetë e lodhshme, është më efektive t’i përballoni menjëherë sesa me ndërprerje.
Eksperimentoni me rutinën
Ka gjëra që ndoshta po ju lodhin emocionalish, por jeni mësuar aq shumë me to, sa nuk i ndjeni më. Si zhurma e një kondicioneri që s’e nuk e dëgjoni, derisa dikush e fik dhe papritur ndiheni më mirë. Provoni të largoni për pak kohë disa zakone, si rrjetet sociale, dhe vini re si ndiheni. Studime kanë treguar se një muaj larg një platforme sociale mund të ulë stresin dhe të rrisë mirëqenien.Nuk është gjithmonë nevoja të shtoni diçka të re për të ndjerë më shumë kënaqësi. Ndonjëherë mjafton të riktheni vëmendjen te gjërat e mira që kanë qenë aty gjatë gjithë kohës. Dhe kur ta bëni këtë me vetëdije, jeta fillon të duket ndryshe.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto