Dua Lipa dhe Apple zyrtarisht në bashkëpunim!
Gjiganti i teknologjisë ka prezantuar serinë e re të iPhone-ve, kufjeve dhe orëve inteligjente, ndërsa ylli botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka qenë një nga të parat që ka testuar telefonin e ri prej disa ditësh.
Dua ka përdorur iPhone 17 Pro gjatë koncerteve të saj në turin Radical Optimism, për të provuar veçoritë dhe cilësinë e modelit më të fundit të Apple.
Ndër pamjet ekskluzive promovuese për telefonin, Apple ka ndarë edhe momente të regjistruara në koncertet e Dua-s, të realizuara me iPhone 17 Pro.
Dhe ku ka promovim më të mirë sesa fytyra e Dua Lipës si ambasadore e produktit më të ri të Apple?!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto