Në një botë ku teknologjia po ndryshon mënyrën sesi lidhemi dhe gjejmë dashurinë, dua.com është një aplikacion i njohjeve që synon të krijojë lidhje të thella mes individëve të të njëjtës origjinë. Për të zbuluar më shumë rreth motivacionit dhe qëllimeve të aplikacionit dua.com, bëmë një intervistë me themeluesin Valon Asani.
1.Si lindi ideja për të krijuar dua.com dhe çfarë ju motivoi të zhvilloni një platformë të specializuar për njerëzit që kërkojnë lidhje me individë të një origjine të ngjashme?
Dua.com është një emër relativisht i ri në skenën e aplikacioneve të njohjeve online, i krijuar në vitin 2019. Por, ideja për një aplikacion të tillë të bazuar në etnicitet ka qenë në mendjen e themeluesve që nga viti 2011. Ideja e krijimit të një app-i të tillë, ka lindur nga mungesa që ne shqipëtarët nuk e kemi një platformë ku mundemi me e gjetë njëri tjetrin kudo në botë.
Përpos kësaj, është vërejtur edhe një interesim shumë i madh për njohje online duke marrë parasysh që në botë janë diku 8’000 aplikacione njohjesh, përse të mos kemi edhe ne një të tillë. Megjithatë aplikacionet më të mëdha të njohjeve online lidhin njerëz të ndryshëm me origjina të ndryshme, por nuk kishte mënyrë për të lidhur specifikisht ata që ndanin të njejtën origjinë. Prandaj dua.com ka për qëllim të njoftojë njerëz që kanë të njëjtën kulturë, të njejtat vlera dhe që flasin të njëjtën gjuhë.
2.Si vepron dua.com për të ndihmuar individët të gjejnë lidhje me persona të një origjine të ngjashme në mënyrë të suksesshme?
Gjatë krijimit të profilit në dua.com, ke mundësinë të zgjedhësh komunitetin tënd – që do të thotë, nëse je shqiptar, zgjedh komunitetin shqiptar dhe si rezultat, shfaqen vetëm persona nga ai komunitet. Kjo ndihmon në filtrimin e personave me origjinë të ndryshme në një të vetme.
Përveç kësaj, sa më i përditësuar të jetë profili juaj në dua.com, aq më e lehtë është që të përputheni me njerëz brenda aplikacionit.
3.Cilat janë përfitimet dhe avantazhet e lidhjes me persona të një origjine të ngjashme dhe si kujdeseni për nevojat e komunitetit tuaj?
Një studim i bërë në Itali në vitin 2017 tregon se si martesat ndëretnike kanë një risk shumë më të lartë të ndarjes krahasuar me martesat brenda një grupi etnik. Por, të gjesh dashurinë e jetës tënde nga i njejti komunitet është sfidë në vete, sidomos në rastet kur je duke jetuar jashtë vendit.
Kjo tregon se të qenurit me origjinë të njejtë me personin tjetër dhe përjetimi i eksperiencave të ngjajshme gjatë rritjes, krijon një afrim të menjëhershëm i cili shumicën e rasteve arrin deri në martesë.
Prandaj, për t’a bërë më të lehtë këtë, në dua.com ekziston mundësia të përdorësh opsionin e “fluturimit” për të ndërruar lokacion nga një vend në tjetrin.
4.A keni ndonjë histori të suksesshme që doni të ndani për një çift që është njohur përmes dua.com?
Në dua.com kemi me miliona përputhje të cilat kanë përfunduar në takime, fejesa, martesa , pra deri në krijimin e një familje. Kemi shumë të rinj që na shkruajnë çdo ditë për të ndarë historinë e dashurisë së tyre në dua.com, mirëpo numri është shumë më i madh se sa e tregojmë ne – për arsye të paragjykimeve të ndryshme që ekzistojnë në shoqërinë tonë kur çiftet njoftohen në një aplikacion për njohje. Megjithatë, disa prej këtyre storieve i kemi të vendosura edhe në webfaqen tonë:
https://www.dua.com/love-story/. Për më tepër, njëri nga këto çifte ka deklaruar se do i’a lënë vajzës së tyre emrin Dua.
5.Si keni përgatitur platformën tuaj për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm për të gjithë përdoruesit?
Në secilën platformë ka njerëz me qëllime jo të mira, mirëpo ne në dua.com jemi shumë të përkushtuar të krijojmë një ambient të sigurtë dhe të respektueshëm për të gjithë përdoruesit. Një nga mënyrat që përdorim për të bërë të mundur këtë është analizimi i secilit profil për të larguar profilet e rreme nga platforma. Për këtë posaçërisht, dua.com ka angazhuar një ekip prej 5 personave i cili në baza ditore merret me shlyerjen e profileve të tilla.
6.Cilat janë planet dhe objektivat e dua.com për të ardhmen dhe si planifikoni për të rritur impaktin dhe për të ndihmuar më shumë njerëz të gjejnë dashurinë?
Dua.com nuk është thjesht një aplikacion njohjesh. Ne e kuptojmë rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve kulturore dhe gjetjes së individëve me të njëjtin mentalitet brenda komunitetit. Si rezultat, krijohen lidhje më të thella, përvoja të përbashkëta dhe një ndjenjë më e fortë përkatësie.
Deri tani jemi zgjeruar në tre komunitete: shqiptar, turk dhe maroken. Për atë arsye, në planet dhe objektivat e dua.com fokusi është në ofrimin e një eksperience të tillë për secilin komunitet.
7.Si kujdeseni për diversitetin e komuniteteve dhe origjinave që janë përfshirë në platformën tuaj dhe si promovoni ndërveprimin ndërmjet tyre?
Ne besojmë fort në fuqinë e komunitetit, prandaj platforma është krijuar me kujdes për të përmbushur nevojat dhe dëshirat specifike të individëve që kërkojnë marrëdhënie romantike brenda komunitetit të tyre. Thënë këtë, misioni ynë është të promovojmë forcën e traditave dhe vlerave kulturore përmes dashurisë brenda komuniteteve, p.sh shqiptar me shqiptar, turk me turk, maroken me maroken.
Lexo edhe:Prezantohet gjenerata e ardhshme e syzeve të zgjuara Meta RayBan
8.Si mendoni që dua.com ka ndikuar në ndryshimin e mënyrës së lidhjeve dhe njohjeve në shekullin e 21-të?
Gjetja e dashurisë në shekullin e 21-te është bërë më e komplikuar se kurrë më parë, për shkak të natyrës së shpejtë të stilit të jetesës. Por, aplikacionet për njohje po e bëjnë këtë shumë më të lehtë.
Sipas Valon Asanit, themeluesit të dua.com, aplikacioni ka ndikuar pozitivisht në mënyren e njohjes online dhe këtë e dëshmon më së miri numri i rritur i përdoruesve, i cili së fundmi ka kaluar mbi 1 milion. E ku ka më mirë se të kesh një aplikacion i cili të mundëson të njohësh njerëz të origjinës tënde kudo që je?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.