Drejtuesi Ekzekutiv i Statkraft në Shqipëri, në krye të Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIAA)

Drejtuesi Ekzekutiv i Statkraft në Shqipëri, në krye të Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIAA)


Në Bordin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) janë bashkuar tre anëtarë të rinj. Përmes një njoftimi për shtyp shoqata bën të ditur se anëtarët e rinj u përkasin tre kompanive kryesore të  huaja në vend përkatësisht, STATKRAFT, SHELL dhe ANTEA Cement, ndërkohe që pozicionin e Kryetarit të ri të shoqatës do ta mbajë Tom Kristian Larsen , Drejtuesi Ekzekutiv i Statkraft në Shqipëri.

“FIAA është institucioni më i respektuar që përfaqëson komunitetin e biznesit në Shqipëri, mban një pozicionim të lartë në komunitetin e biznesit, institucionet qeveritare dhe misionet e huaja dhe vijon në përmbushjen e misionit të saj në përmirësimin e klimës së biznesit në vend” thekson LARSEN.

Sipas LARSEN, Statkraft është lider në etikën e biznesit, politikat kundër korrupsionit dhe vlerat e integritetit me përvojë dhe praktikë në zbatimin e tyre. “Jam i nderuar për zgjedhjen si President i FIAA-s për mandatin e ardhshëm, dhe do të punoj në përhapjen e mesazhit të integritetit dhe sjelljes së duhur të biznesit në FIAA, midis anëtarëve të saj dhe komunitetit të biznesit në tërë. Shqipëria ka një potencial të madh për të tërhequr investime të huaja, por ajo duhet të luftojë korrupsionin dhe të forcojë reputacionin dhe cilësinë e institucioneve të saj për ta bërë atë të mundur. Pres me padurim që të përfaqësoj FIAA-n në këtë udhëtim”,  theksoi Tom Kristian Larsen.

Larsen është një profesionist me eksperiencë ndërkombëtare në Europë dhe Azi, në sektorë të rëndësishëm si telekomunikacion dhe të energjisë së rinovueshme në kompani globale si Telenor, Statoil dhe Statkraft.

Në Shqipëri, Shoqata e Investitorëve të Huaj operon prej gati 20 vitesh.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0