Drejtoria e tatimeve publikon shifrat për bizneset e përfshira në procesin e fiskalizimit - Business Magazine Albania

Drejtoria e tatimeve publikon shifrat për bizneset e përfshira në procesin e fiskalizimit

procesin e fiskalizimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të ligjit për Fiskalizimin, vijon me publikimin e të dhënave të ecurisë së kësaj reforme deri në këto momente.

Nga 1 janari deri më tani bizneset e përfshira në procesin e Fiskalizimit janë 36.847.

Më poshtë gjeni shifrat e numrit të bizneseve të Fiskalizuara, të madh dhe të vogël, të ndarë sipas sektorëve.

Gjithashtu janë lëshuar mbi 48 milionë fatura të Fiskalizuara që prej datës 1 Janar të këtij viti. Për ta lehtësuar procesin e lëshimin e faturës elektronike, subjektet mund të përdorin pa pagesë portalin Self-Care, si një zgjidhje e thjeshtuar dhe e kuptueshme.

Në 1 Janar 2021 nisi faza e parë e zbatimit të kësaj reforme, që konsiston në transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe Enteve Publike (B2G), në 1 Korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), ndërsa më 1 Shtator nisi faza e fundit për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton se vijon zbatimin edhe plani i masave për Fiskalizimin, për informimin dhe ofrimin e asistencës në vendet e ushtrimit të aktivitetit të tatimpaguesve. Ky plan masash, i cili ka filluar që në datën 1 Shtator konsiston në ofrimin e ndihmës të punonjësve të trajnuar të Administratës Tatimore ndaj subjekteve për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e Fiskalizimit.

Sjellim në vëmendje se për të kryer procesin e fiskalizimit, Certifikata Elektronike është një nga elementët e nevojshëm dhe nëse nuk jeni pajisur me të mund të aplikoni nëpërmjet portalit e-Abania.

Për më shumë informacion: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0