Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Gjatë 2015-ës në prag falimentimi 3960 biznese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Gjatë 2015-ës në prag falimentimi 3960 biznese


Totali i bizneseve që nuk kanë paguar tatimet dhe taksat në afat arriti 14,999 në fund të dhjetorit 2015.

Gjatë vitit të kaluar 3960 subjekte u përfshinë në listën e zezë të tatimeve për shkak se nuk kanë paguar në kohë detyrimet tatimore (lista është përditësuar në fund të dhjetorit). Me përfshirjen në këtë klasifikim ndaj këtyre bizneseve nis mbledhja me forcë e detyrimeve dhe u konfiskohen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, bëjnë të ditur burimet zyrtare të tatimeve.

Totali i bizneseve që nuk kanë paguar tatimet dhe taksat në afat arriti 14,999 në fund të dhjetorit 2015. Bizneset e përfshira në këtë listë, që janë në prag falimentimi gjatë vitit të shkuar zunë 26 për qind të totalit. Vetëm në muajin dhjetor 372 subjekte nuk përmbushen në afat pagesat tatimore, shumica e tyre me aktivitet në Tiranë.

Lista e zezë e tatimeve nisi të publikohej me 21 nëntor të vitit 2009 dhe publikohet nga Administrata tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Me këtë listë tatimet njoftojnë se kanë vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.

Njoftimi bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Ky publikim bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues. Por tatimet bëjnë me dije se me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga lista e zezë.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0