Drejtori i Ford jep një mesazh për lidershipin në kohë krize

Drejtori i Ford jep një mesazh për lidershipin në kohë krize


Gjatë një interviste në NBC, Drejtori Ekzekutiv i Fordit, Bill Ford Jr., iu përgjigj pyetjeve se si kompania po reagon ndaj pandemisë COVID-19 dhe sesi po kërkon mënyra kreative për të ndihmuar.Përgjigjai e tij është saktësisht ajo që çdo lider duhet të mendojë tani.

Fordi jep disa mësime, por mbase më e rëndësishmja është përgjigjia: “Kur je në një situatë si kjo, ti bën gjithçka që mundesh.” Sigurisht, shumica prej nesh mendojnë si Ford. Ja se çfarë thotë ai për fokusin aktual të kompanisë.

Katër përpjekje

“Ne në fakt po bëjmë katër përpjekje të mëdha,” tha Ford. Përveç prodhimit të mburojave të fytyrës dhe printimit 3-D të maskave N95, kompania po punon me të tjerët për të rritur aftësitë e tyre. Në mënyrë të veçantë, kjo përfshin punën me GE për të prodhuar ventilatorë dhe punën me 3M për respiratorët që pastrojnë ajrin.

Shumë ndërmarrje po dhurojnë produkte ose në disa raste po rikonfigurojnë pajisjet e tyre, për të prodhuar pajisje të nevojshme mjekësore. Kjo është jashtëzakonisht e dobishme, por unë mendoj se ia vlen të përmendet se përveç bërjes së kësaj, Ford po përdor aftësitë e tij për të rritur aftësinë e kompanive të tjera për të bërë punën e tyre. Ford nuk është në biznesin e bërjes së maskave, por 3M është. Ford nuk është në biznesin e prodhimit të ventilatorëve, por GE është.

Lexoni: Buletin.al, aplikacioni që ju ndihmon të zgjidhni të gjitha perspektivat e lajmit

Tani për tani, Ford po modelon atë që duhet të bëjë çdo drejtues: duke kuptuar se si të përdorin ekspertizën e tyre për të zgjidhur shpejt problemet. “Ne po punojmë sa më shpejt që të mundemi. Askush nuk po flet për implikimet financiare sepse kjo është një emergjencë kombëtare, ne do t’i zgjidhim të gjitha këto më vonë,” tha Ford, kur u pyet nëse kompania po shiste apo po i dhuronte këto shërbime.

“Ju bëni gjithçka që mundeni.”

Duke parë përrreth, nuk është e vështirë të gjeni mundësi ku mund të ndihmoni. Ju thjesht duhet të jeni pak kreativë në lidhje me gjetjen e mënyrave për t’i shërbyer klientëve tuaj, punonjësve dhe komunitetit. Ford nuk është e vetmja kompani që jep këtë shembull. Ka mjaft biznese që mundohen të bëjnë gjënë e duhur dhe të ndihmojnë. Në rastin e Fordit, nuk duhet të presim asgjë më pak. Ndërsa Ford shprehet: “Ne kemi rreth 117 vjet në treg. Ne ishim arsenali i demokracisë gjatë dy Luftërave Botërore, ndërtuam mushkëri hekuri për viktimat e poliomielitit.

Kurdo që të na thërrasin, ne jemi atje.” Tani për tani, të gjithëve na kanë thërritur”.

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0