Drejt një epokë të re zhvillimi dhe inovacioni, One Albania emëron Barna Kutvolgyi CEO të ri - Business Magazine Albania

Drejt një epokë të re zhvillimi dhe inovacioni, One Albania emëron Barna Kutvolgyi CEO të ri

One Albania ka hyrë një fazë të re zhvillimi dhe inovacioni me emërimin e Barna Kutvolgyi në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv (CEO). Me këtë hap, kompania forcon pozicionin e saj si një nga aktorët kryesorë të transformimit digjital në Shqipëri dhe riafirmon angazhimin për t’u sjellë abonentëve përvoja gjithnjë e më të mira.

Me mbi tridhjetë vite përvojë ndërkombëtare në telekomunikacion dhe ICT, Kutvolgyi ka drejtuar ekipe në disa vende të botës dhe ka mbikqyrur projekte që kanë transformuar mënyrën si kompanitë lidhen me klientët e tyre. Në këtë rol të ri, Barna Kutvolgyi kombinon eksperiencën dhe njohuritë e gjera mbi teknologjinë dhe zhvillimin e tregut, elemente që përputhen plotësisht me vizionin e One Albania për të ardhmen. Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëhequr me frymë inovative dhe efikasiteti, ka çuar përpara iniciativa që përmirësojnë rrjetet dhe shërbimet, duke vendosur gjithmonë konsumatorin në qendër të çdo vendimi.

Kutvolgyi merr drejtimin e kompanisë nga Tamas Tabori, i cili udhëhoqi me sukses One Albania si CEO interim që prej qershorit 2025. Tabori do të vazhdojë të japë kontributin e tij strategjik në rolin e Kryetarit të Bordit.

Nën lidershipin e ri, One Albania do të vazhdojë të thellojë fokusin te nevojat e konsumatorit shqiptar, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së rrjetit dhe nxitjen e digjitalizimit në vend. Këto janë shtyllat që do të forcojnë më tej rolin e kompanisë si një partner i besueshëm në rrugëtimin digjital të Shqipërisë. 

Si pjesë e Grupit 4iG, One Albania investon me përkushtim në teknologji, njerëz dhe bashkëpunime që fuqizojnë komunitetet dhe bizneset kudo në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0