Drejt bllokimit transporti publik e privat mes qytetesh. Deklarata nga Kryeministri Rama - Business Magazine Albania

Drejt bllokimit transporti publik e privat mes qytetesh. Deklarata nga Kryeministri Rama


“Kjo luftë nuk fitohet ndryshe”. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj koronavirusit: Durrësi dhe Tirana do të jenë në karantinë’. Për tre ditë nis ndalimi I transportit publik e privat.

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar përmes një postimi në facebook, se duke nisur nga dita e premte në 06:00 të mëngjesit deri të dielën, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve private.

Kryeministri thotë:

Ndjesë 1000 herë por kjo luftë nuk fitohet dot ndryshe.

Nga e premtja në 06.00 deri të djelën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe të transportit ndërurban drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit.

Nga e premtja në 06.00 deri të djelën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në Tiranë e Durrës si dhe transporti ndërurban mes Tiranës e Durrësit.

Nga e premtja në 06.00 deri të djelën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjem, Fier dhe Vlorë.

Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoabulancat automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato të transportit të mallrave.

Këto masa ekstreme thekson kryeminsitri janë domosdoshmëri për të mbrojtur cdo qytetar, cdo familje dhe vetë Shqipërinë nga përshkalëzimi agresiv i sulmit të coronavirusit mbi ne dhe të afërmit e të njohurit tanë.

Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbimesh, furnizime me mallra ushqimorë apo farmaceutikë në perimetrin Tiranë-Durrës, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre si edhe vetë punonjësit emër për emër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndjesë 1000 herë por kjo luftë nuk fitohet ndryshe, thotë Kryeministri Rama

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0