Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Kosova që po bën histori në fushën e sigurisë kibernetike në SHBA! - Business Magazine Albania

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Kosova që po bën histori në fushën e sigurisë kibernetike në SHBA!

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Kosova që po bën histori në fushën e sigurisë kibernetike në SHBA!

Dredhza Braina, një talent i ri nga Kosova, është përzgjedhur në listën e ngushtë të finalisteve për çmimin prestigjioz Cybersecurity Woman of the Year 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky çmim ndërkombëtar nderon gratë më të shquara në fushën e sigurisë kibernetike, duke vlerësuar kontributet e tyre të jashtëzakonshme në këtë industri kritike.

Përfshirja e Dredhzës në këtë listë të rëndësishme përfaqëson jo vetëm një arritje të jashtëzakonshme personale në një moshë kaq të re, por edhe një moment krenarie për Kosovën, duke e vendosur atë në hartën globale të inovacionit dhe teknologjisë. Vetëm pak muaj më parë, ajo prezantoi punën e saj në konferencën ndërkombëtare BSidesChicago në Illinois, ku zbuloi për herë të parë CAPICHE Detection Framework, një vegël me burim të hapur që ndihmon në detektimin e kërcënimeve në Cloud APIs, një sfidë gjithnjë e më kritike në ekosistemin e sigurisë kibernetike. Kontributi i saj në komunitetin global të cybersecurity jo vetëm që dëshmon përkushtimin ndaj inovacionit dhe sigurisë, por edhe fuqizon rolin e grave të reja në teknologji, një shembull frymëzues për brezat e ardhshëm.

Lexo edhe:Xheneta Krasniqi, shqiptarja e renditur mes “Top Young Women Engineers in Germany 2025”

“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar të ndaj me ju që jam përzgjedhur në listën e ngushtë për finaliste të çmimit global Cybersecurity Woman of the Year Awards 2025!  Ky moment është shumë i rëndësishëm për mua, është një vlerësim i pasionit, përkushtimit dhe qëllimit që më shtyn çdo ditë në rrugën time në fushën e sigurisë kibernetike. Një ndjesi që më motivon edhe më shumë për gjithçka që vjen më tej. Një vlerësim për dashurinë ndaj profesionit, për kuriozitetin që nuk shuhet kurrë, dhe për dëshirën e madhe për të bërë një ndryshim real. Siguria kibernetike nuk është thjesht punë për mua, është pasion, mision dhe mënyra ime për të kontribuar në një botë më të sigurtë dixhitale.

Faleminderit Carmen Marsh, United Cybersecurity Alliance dhe ekipit të CSWY për vlerësimin! Jam tejet mirënjohëse për këtë njohje dhe e mbushur me krenari që si shqiptare kam mundësinë të përfaqësoj vendin tim në një skenë globale ku po dëgjohet zëri ynë gjithnjë e më fort.
Një kujtesë se puna me pasion dhe qëllim, sjell gjithmonë dritë! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Drejt përpara — dhe gjithmonë më lart,” shkroi ajo në profilin e saj në Facebook.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0