Drafti për rritjen e taksës së pasurisë

Drafti për rritjen e taksës së pasurisë, do të paguajnë edhe qiramarrësit


Jo vetëm ata që kanë në pronësi troje do të paguajnë për të, por edhe ata që e përdorin, ose siç njihen në jetën e përditshme, qiramarrës. Kjo është parashikuar në draftin e paketës së re fiskale që pritet të shoqërojë buxhetin e shtetit të vitit të ardhshëm.

Sipas këtij drafti, subjekt i pagesës së taksës së pasurisë nuk duhet të jetë vetëm pronari ligjor, por edhe përdoruesi i pasurisë së paluajtshme. Por, në këtë draft të paketës fiskale është parashikuar edhe vendosja e taksës së pasurisë mbi truallin në masën 5600 lekë/ha, 4200 lekë/ha dhe 1400 lekë/ha, kjo sipas kategorizimeve të rretheve.

Arsyeja sipas ekspertëve të financave për vendosjen e kësaj takse është se trualli konsiderohet pasuri e paluajshme njësoj si ndërtesa dhe toka bujqësore.

Ndërsa të ardhurat për pushtetin vendor, po sipas këtij drafti, do të jenë rreth 180 milionë lekë, kjo bazuar në 50 mijë hektar truall. Por a është mbledhur deri tani taksa e pasurisë nga pushteti vendor, dhe a ka kapacitete për ta mbledhur atë? Referuar viteve të mëparshme konstatojmë se taksa e ndërtesës, akoma nuk është përvetësuar nga “kultura fiskale” e pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë.

Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, treguesit e të ardhurave të taksës mbi pasurinë, për vitin 10 muajt e këtij viti rezultojnë të jenë në vlerën e 3.4 miliardë lekëve, një shumë modeste kjo duke patur parasysh numrin e ndërtesave në vendin tonë, ndërsa për të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 3.1 miliardë lekë, raporton Scan.

Edhe pse ndërtimi mori një hov të madh zhvillimi pas viteve ’90, shumica e tyre janë ndërtuar pa leje, çka do të thotë se nuk janë të regjistruara dhe si pasojë nuk mund të paguajnë një taksë të tillë. Janë ndërmarrë një sërë politikash dhe ngritur institucione, që nuk kanë dhënë efektin e pritshëm në gjithë këto vite, duke sjellë dhe “mungesën” e fondeve nga taksa të tilla në buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, për të rritur nivelin e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga taksa e ndërtesës është hedhur ideja që në faturën e energjisë apo ujit të konsumatorëve, mund t’u bashkangjiten si detyrim për t’u paguar edhe taksa për banesat. Pavarësisht debateve dhe qëndrimeve të ndryshme, në këtë pikë kampet politike janë bashkuar, rreth nevojës së mbledhjes së kësaj takse, si një burim i pashfrytëzuar në 23 vitet e fundit.

/Balkanweb/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0