Dr. Google do të jetë okulisti juaj i ardhshëm - Business Magazine Albania

Dr. Google do të jetë okulisti juaj i ardhshëm


Gjigandi i kërkimit në internet, Google po ndërton një algoritëm për të dalluar retinopatinë diabetike, e cila mund të shkaktojë verbëri. Kjo mënyrë punon në të njëjtën mënyrë si një specialist syri, duke kontrolluar imazhet në fund të syrit për shenja të sëmundjes.

Google punoi me një skuader doktorash në Indi dhe SHBA për të krijuar një set të dhënash prej 128.000 imazhe dhe i përdori ato për të trajnuar një network të thellë neutral-kompjuterash të lidhur ashtu si truri, në mënyrë që të dedektohet retinopatia diabetike.

Rezultatet, të publikuara të Martën në” Journal of the American Medical Association” ishin në të njëjtin nivel me një grup të çertifikuar okulistësh.

Algoritmi mund të ndihmojë pacientët që t’u paraprijnë doktorave më shpejt në të ardhmen. Google shtoi se duhej të punojnë më shumë para se ta shpërndajnë gjërësisht.

“Metoda skanuese të automatizuara dhe shumë të sakta kanë potencialin për të ndihmuar doktorat që të kontrollojnë më shumë pacientë dhe të mund t’i kryejnë kontrollet rutinë më shpejt mbi pacientët që kanë nevojë për një specialist” kështu u shpreh Dr.Lily Peng në blogun e saj . “Ne shpresojmë që ky studim do jetë një shembull për të demostruar aftësinë e një makine për të mësuar dhe zgjidhur problemet në fushën e shëndetësisë.”

Retinopatia diabetike prek njerëzit me diabet dhe mund të çoje deri në verbëri. Ajo prek enët e gjakut në retinë dhe është shkaku më i madh i humbjes së shikimit ndërmjet diabetikëve , të paktën kështu shprehet Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Kjo nuk është tentativa e parë e Google në fushën e kujdesit ndaj syve. Ajo u bashkua me një kompani suedeze për të zhvilluar lente kontakti ‘smart’.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0