DPT, tatimpaguesve: “Rinovoni certifikatën elektronike për fiskalizimin 30 ditë para përfundimit të afatit të vlefshmërisë” - Business Magazine Albania

DPT, tatimpaguesve: “Rinovoni certifikatën elektronike për fiskalizimin 30 ditë para përfundimit të afatit të vlefshmërisë”

certifikatën elektronike

Administrata Tatimore: Aplikimi në ditën e fundit të afatit, ju ekspozon me riskun e mosrinovimit të certifikatës në kohë

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve rikujton tё gjithё tatimpaguesit, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё fatura tё fiskalizuara, se duhet tё marrin masa paraprake pёr rinovimin e certifikatës elektronike për fiskalizimin, në përputhje me afatet e vlefshmërisë së kësaj të fundit.

DPT u bën thirrje tatimpaguesve të aplikojnё për rinovimin e nënshkrimit elektronik deri nё 30 ditë përpara datës, kur i skadon certifikata për të eliminuar çdo mundësi, që mund t’u riskojë rinovimin e certifikatës në kohë, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Administrata Tatimore risjell nё vёmendje se aplikimi për rinovimin e nëshkrimit elektronik për fiskalizimin ёshtё e njёjtё me aplikimin për herë të parë. Nëpërmjet shërbimit elektronik në platformën qeveritare e-Albania, në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691, i cili ju udhëzon për hapat, që duhen ndjekur, për aplikim të suksesshëm.

Ndërkohë, për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton tatimpaguesit t’i drejtohen në çdo kohë platformës Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0