DPSHTRR vjen me shërbimin e ri "Gjurmo online lejen e drejtimit!" - Business Magazine Albania

DPSHTRR vjen me shërbimin e ri “Gjurmo online lejen e drejtimit!”

lejen e drejtimit

Nuk është e nevojshme të merrni 100 herë në telefon ose të keni “mik”!

Tashmë është lançuar një shërbim i ri për qytetarët që përballen çdo ditë me DPSHTRR-në! Rreth 115,000 qytetarë në vit marrin kartonin e ri të Leje Drejtimit, për herë të parë dhe për rinovimet, çdo kategori Leje Drejtimi, pranë 12 drejtorive rajonale dhe 16 nënzyrave anembanë vendit, proes i cili zgjat nga 1-3 ditë pas aplikimit. Përjashtim bën vetëm qyteti i Tiranës ku ky shërbim mundësohet brenda 30 minutave.

Për të eliminuar çdo vonesë përtej afateve të programuara dhe çdo risk spekullimi potencial prej: A erdhi? Pse s’erdhi? A ma shikon pak? A të jap ndonjë gjë të ma sjellësh shpejt, a të kap ndonjë mik a sekser apo ndonjë ndërhyrje të kësaj natyre, DPSHTRR sjell modulin e ri online “GJURMO LEJE DREJTIMIN” në www.dpshtrr.gov.al ku çdo i interesuar verifikon në kohë reale prodhimin dhe dërgimin e Leje Drejtimit të ri në rajonalen apo nënzyrën përkatëse! Kështu i vjen në ndihmë qytetarëve ky shërbim që të mos bëhen pre e vonesave dhe burokracive, por edhe të disiplinohen me shërbimin për shpërndarje brenda afateve.

Brenda muajit Shkurt do të përfshihen edhe kartonat e CAP, si edhe do të ndërveprohet në vijim edhe me e-albania për pop-up informativ në llogarinë e qytetarit për dokumentat e reja nga DPSHTRR.

Për arsye sigurie personalizimi i Leje Drejtimit kryhet nga Njësia përkatëse në Tiranë dhe kjo e bën të pashmangshme shpërndarjen pas 1-2-3 ditëve në qytetet e tjera sipas largësisë dhe korrierit! Synimi është që të mos zvarritet asnjë qytetar dhe të luftohet çdo tentativë korruptive apo akt abuziv!

Videon informuese mund ta ndiqni në:

Për çdo informacion informohuni dhe drejtohuni në faqen tonë zyrtare: www.dpshtrr.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0