DPSHTRR: Ja si të verifikoni vetë online kategorinë mjedisore të mjetit që doni të importoni - Business Magazine Albania

DPSHTRR: Ja si të verifikoni vetë online kategorinë mjedisore të mjetit që doni të importoni

kategorinë mjedisore

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar një tjetër risi. Nëse dëshironi të importoni një mjet në Shqipëri dhe ju nevojitet informacioni i saktë për kategorinë mjedisore të mjetit, tashmë mund të aplikoni online për verifikimin e kategorisë mjedisore të mjetit në www.dpshtrr.gov.al.

Ky shërbim risi i DPSHTRR ndihmon të gjithë qytetarët që duan të importojnë/blejnë mjete nga jashtë të sigurohen që mjeti përmbush kategorinë e duhur mjedisore!

Këshillohet verifikimi i mjeteve të importuara nga vende dhe me vit prodhimi si:

  • Vendet e Gjirit Persik (EBA, Kuvajt, Katar, Marok, Oman, Jemen); Koreja;
  • Vendet europiane të cilat nuk janë në BE (vendet aspirante për në BE);
  • Mjetet vit prodhimi 2005 e poshtë;
  • Mjetet të cilat importohen nga USA, Kanadaja, Meksika dhe Japonia me vit prodhimi 2005 e poshtë.

Për më shumë: https://www.dpshtrr.al/mjete/importi-i-mjetit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0