Doza e tretë e vaksinës edhe për personat mbi 18 vjeç - Business Magazine Albania

Doza e tretë e vaksinës edhe për personat mbi 18 vjeç

Doza e tretë e vaksinës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha gjatë fjalës së saj në Parlament, se duke filluar nga sot, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës, 6 muaj pasi kanë kryer dozën e dytë.

Sipas saj, “Në Shqipëri, 47% është mbulesa vaksinale me të paktën një dozë. 42% e popullatës target mbi 16 vjeç. U referohem këtu shifrave për grupin që kemi synim të vaksinojmë sepse do të doja këtu të jepja dhe një informacion tjetër që është po kaq i rëndësishëm. Nga sot çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë”.

Ministrja theksoi se, qeveria ka garantuar financimin për vaksinat, me qëllim përmbushjen e programit kombëtar të vaksinimit anti-Covid dhe janë të disponueshme për të gjithë popullatën e targetuar.

“Qeveria shqiptare ka financuar për blerjen e vaksinave anti-Covid 36 milionë USD. Kemi parashikuar edhe 27 milionë dollarë për vitin e ardhshëm, me qëllim përfundimin e programit kombëtar të vaksinimit anti-Covid. Kjo marrëveshje që sjellim sot për miratim lehtëson procedurat për vaksinat Pfizer që dhurohen nga shtetet e tjera, gjë që na ndihmon në rritjen e disponibilitetit të vaksinave në një kohë shumë të shpejtë”, tha Manastirliu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0