Për 15 vite me rradhë, Dove ka drejtuar një fushatë marketingu të quajtur “Bukuria e Vërtet” (Real Beauty), më synimin që t’i nxiste njerëzit të mendonin ndryshe për konceptin e vërtet të bukurisë.
Fillimisht fushata është mirëpritur duke dhënë kontributin e saj në ndryshimin e asaj që quhet bukuri femërore.
Por lëvizja e rradhës nuk është përqafuar nga të gjithë.
Në Britani, Dove ka krijuar një linjë të quajtur “Shishet e Bukurisë së Vërtet” (Real Beauty Bottles) për të ‘ilustruar fuqinë e diversitetit të trupit’.
“Secila shishe, në sasi të limituar, përfaqëson masa dhe forma që kombinohen për të krijuar pamjen e çdo gruaje ,” tha kompania në një deklaratë. Shishet do të vijnë në gjashtë modele dhe nuk është e qartë nëse secila ka të njëjtën sasi të shampos së trupit.
Ideja e shisheve të reja përcjell më pak pozitivitet për trupin dhe është më shumë se sa e çuditshme sepse 1) Dove dëshiron që shishet t’i ngjajnë trupave njerëzorë, 2) pret që konsumatorët të duan shishet që duken si trupa dhe 3) mendon se shishet i ngjajnë me të vërtet me format e trupave për të gjithë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto