Dorëhiqet Draghi, Italia shkon në zgjedhje të parakohshme - Business Magazine Albania

Dorëhiqet Draghi, Italia shkon në zgjedhje të parakohshme

Dorëheqja e parevokueshme e Mario Draghit nga posti i kreut të ekzekutivit, e zhyt sërish Italinë në krizë politike. Tani vendi pret vendimin që do të marrë presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

Duke cituar burime nga Quirinale, mediat në vendin fqinj publikojnë tre data kur mund të thirren italianët për të votuar në zgjedhjet e reja: 18 shtator, 25 shtator dhe 2 tetor. Më e mundshmja, konsiderohet data e parë. Fjalimin e tij në sallën e parlamentit ku njoftoi lëvizjen e vet, Draghi e nisi me falenderime, të cilat u pasuan nga një  duartrokitje e gjatë.

Lexo dhe: “Dramë” politike në Itali. Dorëheqja e Draghit refuzohet nga Presidenti. Tani “flet” parlamenti

“Në dritën e votës së shprehur nga Senati mbrëmë, kërkoj që të pezullohet seanca për të shkuar tek Presidenti i Republikës për t’i komunikuar vendimin tim. Faleminderit për për gjithë punën e bërë në këtë periudhë. Ndonjëherë, edhe zemrat e bankierëve mund të preken.” – u shpreh Draghi.

Qeveria e unitetit kombëtar e zotit Draghi u shemb të mërkurën pasi anëtarët e koalicionit të tij të përbërë nga të djathtë, të majtë dhe populistë, kundërshtuan thirrjet e tij për t’u bashkuar dhe për të përfunduar mandatin e plotë të legjislaturës si dhe për të siguruar zbatimin e programit të financuar nga Bashkimi Evropian për rimëkëmbjen pas pandemisë. Në vend të kësaj, partitë e qendrës së djathtë të Liga dhe Forza Italia si dhe Lëvizja populiste 5 Yjet bojkotuan një votëbesim në Senat, në një shenjë të qartë se i kishin dhënë fund bashkëpunimit me qeverinë 17 mujore të zotit Draghi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0