Dopamina e tepërt nga varësia ndaj rrjeteve sociale, shkaktar për ankth dhe depresion - Business Magazine Albania

Dopamina e tepërt nga varësia ndaj rrjeteve sociale, shkaktar për ankth dhe depresion

Në një artikull të publikuar në Wall Street Journal, psikiatria amerikane Anna Lembke “fajëson” nivelet e larta të dopaminës që marrim nga përdorimi i rrjeteve sociale për nivelet alarmante të ankthit dhe depresionit, sidomos tek të rinjtë e moshës 18-29 vjeç.

Ajo ndan historinë e një pacienti i cili pavarësisht kushteve të mira ekonomike dhe një familjeje që e mbështeste, vuante nga ankthi dhe depresioni. “Nëse para 20 vitesh, për një pacient të tillë do të shkruaja një recetë me antidepresantë, këtë herë i sugjerova diçka komplet ndryshe: të shmangë plotësisht rrjetet sociale dhe çdo ekran (lojëra online, televizor), për një periudhë 1 mujore.”  Duket se një “recetë” e tillë funksionoi pasi pacienti u shpreh se ndihej më mirë dhe se simptomat e ankthit dhe depresionit ishin reduktuar ndjeshëm pas 1 muaji larg përdorimit të rrjeteve sociale.

Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se kënaqësia dhe dhimbja proçesohen në të njëjtën pjesë të trurit dhe truri vazhdimisht mundohet të mbajë nivelet e tyre në balancë. Sa herë të ndjejmë kënaqësi, truri do të mundohet të krijojë balancë neurokimike.  Menjëherë sapo çlirohet hormoni i dopaminës, truri krijon balancën e duhur duke reduktuar numrin e receptorëve të dopaminës që stimulohen në tru. Kjo bën që ne të ndihemi jo mirë pasi kemi çliruar shumë kënaqësi për një periudhë të shkurtër.

LEXO: Si mund të shkaktojnë depresion rrjetet sociale. 4 mënyrat për ta shmangur

A ju ka ndodhur ndonjëherë që pasi keni kaluar shumë minuta duke eksploruar në internet, të jeni ndjerë të mërzitur dhe në humor jo të mirë?  Në rastet kur ne kryejmë aktivitete normale, truri e krijon vetë balancën dhe ne nuk e përjetojmë ndjenjën e mërzisë në nivele të larta.

Por… në rastin e rrjeteve sociale, ne kemi tendencën që të rikthehemi tek burimi i ‘kënaqësisë’ (komunikimi në Whatsapp, lundrimi me orë të tëra në Instagram dhe Facebook, lojërat online, etj.), me mijëra herë në ditë duke përsëritur vazhdimisht të njëjtin proces “kënaqësi – mërzitje” në trurin tonë.

Imagjinoni sesa herë e bëjmë këtë gjë gjatë një dite normale. Mjafton një bisedë e shkurtër në Whatsapp, të shikuarit e videove gazmore apo fotove të bukura, disa komente apo pëlqime në Instagram, një email interesant, eksplorimi i një dyqani online me veshje të bukura, e aktivitete të ngjashme online që ne të “mbingarkojmë” trurin në dopaminë, pa i dhënë kohë të krijojë balancën e duhur.

Sipas Raportit të Lumturisë Botërore, i cili rendit 156 vende nga sa të lumtur qytetarët e tyre e perceptojnë veten se janë, rezultatet janë befasuese:

  • Të rinjtë e moshës 18-29 kanë nivelin më të lartë të ankthit dhe depresionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • Nivelet e ankthit dhe depresionit janë rritur me 63% që pas shpikjes së smartphone (2005 – 2017)
  • Niveli i vetëvrasjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur me 30% në 20 vitet e fundit (2000-2020)
  • Një studim i vitit 2018 vërtetoi se personat që kontrollonin profilin në Facebook natën ishin më të prirur për t’u ndjerë të depresionuar dhe jo të lumtur).
  • Studime të ndryshme tregojnë se niveli i vetmisë dhe depresionit reduktohet ndjeshëm kur personat reduktojnë përdorimin e rrjeteve sociale dhe shoqërohen me njerëz gjatë ditës.

Reduktimi i përdorimit të telefonit është jashtëzakonisht i vështirë, sepse në fillim shkakton që balanca e kënaqësisë dhe dhimbjes së trurit të anohet në anën e dhimbjes, duke na bërë të ndihemi të shqetësuar dhe të çuditshëm. Por nëse ja dalim, përfitimet janë të shumta.

Wall Street Journal 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0