Si mund të shkaktojnë depresion rrjetet sociale. 4 mënyrat për ta shmangur - Business Magazine Albania

Si mund të shkaktojnë depresion rrjetet sociale. 4 mënyrat për ta shmangur

depresion

Rrjetet sociale janë bërë të pashmangshme me rreth 3.6 miliardë përdorues në të gjithë botën. Ky numër parashikohet se do të shkojë në 4.5 miliardë në 2025-ën.Edhe pse rrjetet sociale kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën si komunikojmë me njëri-tjetrin, shkencëtarët janë ende duke studiuar ndikimet negative që mund të kenë në shëndet, veçanërisht në shëndetin mendor. Provat tregojnë se rrjetet sociale mund të shkaktojnë depresion, veçanërisht mes të rinjve.

A shkaktojnë depresion rrjetet  sociale?

Rrjetet sociale nuk shkaktojnë depresion në mënyrë të drejtpërdrejtë, por mund të lehtësojnë zakonet që e shkaktojnë atë. Kur jemi duke përdorur rrjetet sociale, është e lehtë të qëndrojmë zgjuar deri vonë, të shpërqendrohemi dhe të injorojmë përgjegjësitë.

“Duke ndikuar te këto gjëra, rrjetet sociale mund të çojnë drejt depresionit”, ka thënë Lea Lis, një psikologe në New York. Në një studim kanadez të 2019-ës mbi disa studentë të klasës së shtatë, studiuesit kanë zbuluar se për çdo orë të kaluar në rrjetet sociale, simptomat e depresionit, si ndjesia e vetmisë dhe mungesa e shpresës, janë rritur ndjeshëm.

LEXO: Koronavirusi: a po qarkullojnë fake news më shpejt në rrjetet sociale?

Dhe ndërsa studimi nuk mund të provonte se rrjetet sociale shkaktojnë depresion, arriti në përfundimin se përdorimi i tyre duhet rregulluar që ta parandalojnë ose zvogëlojnë mundësinë që një gjë e tillë të ndodhë.

Si të minimizojmë efektin negativ në shëndetin mendor të rrjeteve sociale

Rrjetet sociale mund të shkaktojnë simptoma të depresionit, por këto katër këshilla mund t’ju ndihmojmë që të qëndroni më pak në rrjetet sociale dhe të ndihemi më mirë për kohën e kaluar online.

  1. Ç’aktivizo njoftimet. Provoni të bllokoni lajmërimet për të gjitha aplikacionet, përfshirë e-mail-et dhe sms-të. Pa këto lajmërime të vazhdueshme, mund të jeni në gjendje të limitoni kohën që kaloni në rrjetet sociale, thotë Lis.
  2. Vendosni limite kohore. Vendosja e një kufiri për kohën që kaloni në aplikacionet e rrjeteve sociale ju lajmëron kur keni kaluar shumë kohë në to. Caktimi i këtyre kufijve, mund të zvogëlojë kohën e kaluar para celularit.
  3. Bëhuni përzgjedhës. Në vend që të lidheni me të gjithë në rrjetet sociale, psikologët këshillojnë që të përqendroheni vetëm në disa marrëdhënie të ngushta. Më pas, vendosni kohën për të folur me këta miq ballë përballë, jashtë kufijve digjitalë.
  4. Përdorini rrjetet sociale me kujdes. Kërkoni platforma pozitive si aplikacionet e meditimit ose flisni me një mik, dhe kaloni më pak kohë duke ndjekur njerëz që i krahasoni vazhdimisht me veten si personazhe të njohur ose modele.

Në fund të fundit

Edhe pse përdorimi i rrjeteve sociale nuk shkakton në mënyrë të drejtpërdrejtë depresion, mund të rrisë mundësinë e shfaqjes së simptomave të depresionit duke rritur ndjesinë e izolimit, mungesën e gjumit, dhe bullizmin online. Të qenit i vetëdijshëm për mënyrën si ndihesh në rrjetet e ndryshme sociale dhe shkëputja nga to mund të ndihmojë në zvogëlimin e pasojave negative.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0