Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të TIA, edhe nëse vini nga një vend me nivel të lartë rreziku, mund të hyni në Zvicër nëse plotësoni të paktën një nga kërkesat e mëposhtme:
Keni kombësi zviceriane.
Jeni mbajtës të një dokumenti udhëtimi (psh. Pasaportë ose kartë identiteti) dhe:
- Një leje qëndrimi zviceriane (lejeqëndrimi L/B/C/Ci)
- Një leje lëvizjeje ndërkufitare (leje G)
- Një kartë legjitimimi FDFA
- Vizë D e lëshuar nga Zvicra
- Një vizë C e lëshuar nga Zvicra pas 16 Marsit të 2020 në një rast përjashtimor të vlefshëm ose për të punuar me një kontratë afatshkurtër
- Një garanci leje qëndrimi
- Konfirmimi i njoftimit për ofrimin e shërbimeve ndërkufitare deri në 90 ditë në çdo vit kalendarik (psh. Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar)
- Jeni mbajtës të një dokumenti udhëtimi për refugjatë ose individë pa kombësi të lëshuar nga Zvicra, një pasaporte për individë të huaj të lëshuar nga Zvicra, një residence të vlefshme ose një leje qëndirmi e vlefshme, ose një Leje-F.
- Keni të drejtën e lëvizjes së lirë. Nëse ju kërkohet të jeni të pajisur me vizë, një vizë Shengen C, një vizë e vlefshme D ose një leje qëndrimi Shengen e vlefshme mjaftojnë.
- Jeni në një situatë e nevojë të veçantë. Autoriteti i kontrollit kufitar do të vlerësojë domosdoshmërinë dhe rëndësinë e situatës.
- Mund të provoni se jeni vaksinuar me një vaksinë të njohur. Në këtë rast, mund të hyni me një vizë Shengen të lëshuar nga cilido shtet i Shengen përpara 16 Marsit 2020.
- Jeni nën 18 vjeç dhe udhëtoni me një të rritur që është i vaksinuar plotësisht (prindër, vëllezër/motra, gjyshër dhe kujdestar).
- Jeni duke udhëtuar tranzit në Zvicër, me qëllimin dhe mundësinë e hyrjes në një shtet tjetër.
Duhet të jeni të aftë të provoni se i përmbushni kërkesat e lartë përmendura. Dokumentat e duhura duhet t’i paraqiten kontrollit kufitar ose në momentin kur aplikoni për vizitë.
Lexoni: Kaosi i udhëtimit do të zgjasë përtej verës
Ndyshime janë bërë edhe për hyrjen në Spanjë
Me Urdhrin e Ministrit të Brendshëm, Urdhri INT / 657/2020, duke filluar nga data 20 shtator 2021 shtetasit tanë mund të hyjnë në Spanjë duke pasur parasysh sa më poshtë:
Të kenë një certifikatë të plotë vaksinimi (doza e fundit e marrë të paktën 14 ditë para udhëtimit). Vaksinat e pranuara janë ato të autorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO):
ose
Të bëjnë pjesë në një prej përjashtimeve të konsideruara esenciale të Urdhrit INT/657/2020 të datës 17 korrik 2020, ku hyjnë: personat të cilët kanë leje qëndrimi, viza afatgjata Shengen, ose personat që kanë arsye të domosdoshme udhëtimi.
Kujdes: Dokumentacioni dhe arsyet esenciale vlerësohen paraprakisht nga autoritetet spanjolle.
Veç kësaj, do të jenë të pajisur me PCR negative të kryer brenda 72 orët para mbërritjes në Spanjë, ose një test antigjeni të kryer brenda 48 orëve, ose me një certifikatë të kalimit të infeksionit Covid-19, të lëshuar nga autoritetet përkatëse, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Pa përjashtim, të gjithë personat që do të udhëtojnë për në Spanjë dhe hyjnë përmes aeroporteve dhe porteve duhet të regjistrohen në portalin https://www.spth.gob.es/, brenda 48 orëve para udhëtimit dhe të pajisen me kodin QR, të gjeneruar nga regjistrimi.
Për më shumë info: https://www.boe.es/boe/dias/2021/09/16/pdfs/BOE-A-2021-15041.pdf
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.